“Çrregullimi i shfrytëzimit të Internetit” – sëmundje mentale?

Është propozuar që fëmijët të cilët shfrytëzojnë pandërprerë veglat elektronike, Internetin apo lojërat kompjuterike të kenë diagnozën e sëmundjes mentale serioze.

Mike Kyrios, profesor i psikologjisë ka thënë për Sun Herald (gazetë ditore australiane) që luajtja e lojërave kompjuterike në masë të madhe është problem serioz, por edhe shfrytëzimi i teknologjive në tërësi po ashtu mund të jetë varshmëri potenciale.

Teza themelore për këtë pohim është që shfrytëzimi i pandërprerë i teknologjive dhe luajtja e lojërave kompjuterike kanë të njëjtat simptoma sikurse edhe çrregullimet tjera të varshmërisë: mbyllja emocionale dhe mungesa e koncentrimit të cilat normalizohen kur personit i kthehen pajisjet. Një varshmëri e tillë ka ndikim shkatërrues në individin dhe familjen për shkak të favorizimit të botës virtuale në krahasim me interaksionin me familjen, madhe edhe në plotësimin e nevojave themelore siç është ngrënia apo ushqyerja.

Me iniciativën e asociacionit psikologjik australian, termi “Internet-use disorder” gjegjësisht “Çrregullimi i shfrytëzimit të Internetit” është futur në manualin ndërkombëtar Manuali diagnostikues dhe statistikor i çrregullimeve mentale (DSM-N, Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders). Bëhet fjalë për ‘biblën psikiatrike’, botimi i plotësuar i të cilës do të dalë në maj, dhe do të ketë edhe termin e sipërpërmendur, bashkë me shënimin: ‘rekomandohet studim i mëtejmë’./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakAksident, viktimës nuk i jepet ndihma e shpejtë (FOTO)
Artikulli vijues“Bllaca 2”, arratiset Driton Hajdari