Operacion antidrogë Shqipëri-BE, në pranga 34 persona, 8 shqiptarë

Policia Shqiptare bëri të ditur se arrestoi gjatë një operacioni të përbashkët me disa vende të Bashkimit Europian arrestoi mëngjesin e së mërkurës 8 persona në Shqipëri, nga 34 që u arrestuan në total në Zvicër, Hollande, Itali dhe Gjermani.

Personat e arrestuar janë nga disa qytete të vendit, dhe ata janë arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se 8 të arrestuarit në Shqipëri, tre prej tyre dyshohen të jenë si krerë të organizatës që merrej kryesisht me trafikim narkotikësh në vendet e BE-së, si dhe shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni që vijoi njëkohësisht në disa qytete të vendit, si dhe në shtete të tjera, si Zvicër, Itali, Holandë, Gjermani, përfundoi me arrestimin e 34 personave, 8 prej të cilëve shqiptarë, transmetojnë mediat shqiptare.
Drejtori i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizai, doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me prokurorin e krimeve të rënda Eugen Beci, të cilët sqaruan se hetimi për këtë rrjet trafiku kishte nisur në fillim të vitit 2011, ndërsa konfirmuan se aktiviteti i kësaj organizate nuk ishte zhvilluar në Shqipëri.
Rizai bëri të ditur edhe emrat e të arrestuarve shqiptarë të cilët janë: Sokol Tafani, Besnik Lleshi, Festim Hoxha, Hygert Allko, Rezart Jaho, Brunild Ramaj, Altin Poda, si dhe Bledar Shabani./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakJaponi në gjendje alarmi për interceptimin e raketave koreanoveriore
Artikulli vijuesDaçiq e falënderon Putinin për mbështetjen ndaj Kosovës