Daçiq: Ramush pa e hequr taksën, nuk mund të udhëtosh drejt SHBA-ve

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, për heqjen e vendimi të për taksën, tregon që mbështetja amerikane për Kosovën nuk është e pakushtëzuar.

Ai ka thënë se administrata e SHBA-ve, është e interesuar për të gjetur një kompromis si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Tv Pink, Daçiq ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare, megjithatë sipas tij, Ramush Haradinaj nuk do të mundë të udhëtojë drejt SHBA-së, në qoftë se vendimi për taksën nuk largohet, transmeton Gazeta Express.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, SHBA-ja është e interesuar për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të lejojë që diçka e tillë të mos ndodhë shkaku i veprimeve të Prishtinës.

“Amerika mbështet gjetjen e një kompromisi, dhe nuk do të lejojë që të dështojë arritja e marrëveshjes Beograd – Prishtinë, shkaku i veprimeve të Prishtinës”, ka thënë Daçiq.

Daçiq e ka konsideruar si një kërkesë pozitive të SHBA-së, thirrjen për heqjen e taksës. Sipas tij, kjo dëshmon që raportet Serbi-Amerikë janë të mira, shkaku që shteti i tij nuk iu është kundërpërgjigjur në të njëjtën formë masave të Prishtinës.

 

Artikulli paraprakPolici, plumb koleges police (Video)
Artikulli vijuesAutostrada e Dukagjinit, projekti më gjigant i Qeverisë Haradinaj