Islami në Kinë.

Pjesa më e madhe e muslimanëve të Kinës janë turkmenët që jetojnë në rajonin Xinjiang që gjendet në pjesën veri-perëndimore të Kinës. Pjesa tjetër janë kinezët Hiu ose të tjerët që kanë pranuar Islamin, ose madje fëmijët e kinezëve të martuar me emigrantë muslimanë, paraqitja (pamja) e të cilëve është tipike kineze. Ata jetojnë nëpër komunitete të mëdha në pjesën perëndimore dhe qëndrore të Kinës, në provincën jugore Yunnan dhe nëpër qytetet industiale dhe limaneve të pjesës lindore.

Kontaktet ndërmjet muslimanëve dhe kinezëve kanë filluar shumë herët. Tregtarët arabë kanë udhëtuar në Kinë edhe para ardhjes së Islamit, dhe tradita ka shkaktuar që feja e re të sillet në kolonite tregtare nga muslimanët në shekullin 7.

Në vitin 755, një kontingjent prej 4 mijë ushtarëve, shumica turq muslimanë, ishte dërguar nga Halifi Ebu Xhafer El-Mensur për të ndihmuar perandorin kinez Su Tsung, që të qetësojë revoltën nga një komandant i tij ushtarak An LuShan. Pas rimarrjes së kryeqytetit imperial, Ch’angan (Xiani i sotëm), këta ushtarë të vendosur në Kinë, janë martuar me bashkëshorte kineze dhe kanë formuar koloni muslimane të ngjashme me ato të cilat ishin themeluar nga tregtarët.

Islami, përhapjen e parë të vërtetë në pjesën që sot njihet si pjesa perëndimore e Kinës, e bëri nga mesi i shekullit 10, me konvertimin e Sultanit Sutuq Bughrakhan nga Kashgari.

Gjatë Dinastisë Song (960-1279), Kina përjetoi një rritje spektakulare ekonomike. Kjo stimuloi zgjërimin e komuniteteve tregtare muslimane – sidomos në Ch’angan, terminologjia lindore e rrugëve të tregtisë, dhe në qytetet-limane të Quanzhou dhe Guangzhou, ku muslimanët me të madhe kanë udhëhequr çështjet e brendshme të lagjeve te tyre, duke ndërtuar xhami dhe duke caktuar kadi për të gjykuar sipas ligjit Islam.

Por, edhe pse disa tregtarë kinezë, të involvuar në tregtinë ndërkombëtare u bënë muslimanë, pjesa tjetër e të konvertuarve ishte e vogël dhe Islami në Kinë në përgjithësi ishte kufizuar tek emigrantët muslimanë dhe pasardhësit të tyre.

Invazioni i mongolëve rrëzoi Dinastinë Song dhe siguroi, siç e konsiderojnë kinezët muslimanë, “epokën e artë” të Islamit në Kinë.

Edhe pse Dinastia Mongole Yuan (1260-1382) e themeluar nga Kublai Khan, ishte i vetmi nga katër kanatet e mëdhenj mongolë, sunduesit e të cilëve asnjëherë nuk e pranuan Islamin, ata megjithatë u dhanë muslimanëve status të posaçëm, zakonisht duke i vendosur besimtarët individual nëpër pozita përgjegjëse, madje edhe të fuqishme të shtetit. Përveç kësaj, kur Yunnani ra në duar pushtuesve mongolë dhe pjesa më e madhe e popullatës iku, duke lënë vendin të zbrazët, Kublai Khan ka dërguar ushtarët e fuqishëm muslimanë nga Azia Qëndrore, të cilët e kanë ndimuar atë të pushtojë Kinën, për të ripopulluar jugun – edhe pse kjo me siguri pjesërisht ishte me qëllim që t’i mbajë ata jashtë sundimit të gabueshëm dhe larg kryeqytetit të tyre. Poashtu gjatë periudhës mongole turqit uigur nga pjesa veri-perëndimore e Kinës ishin konvertuar në Islam.

Pas konvertimit të mongolëve changhatai të Azisë Qëndrore në shekullin 13, pjesë të mëdha të veri-perëndimit të Xinjiangut u përfituan nga Islami. Në vitin 1513 oazat Hami në lindje të Xinjiangut u vendosën nën sovranitet të Mansur Changhatai, i cili dy vjet më vonë e bëri atë kryeqytet të tij dhe një bazë prej të cilës do të zgjëronte Islamin edhe më tej në lindje.

Në shekullin 20, muslimanët anembanë Kinës kanë vazhduar të praktikojnë fenë fshehtas, pas paraqitjes së komunizmit, pavarësisht nga principet ateiste të ideologjisë. Por gjatë vrazhdësive dhe pastrimeve të Revolucionit Kulturor, ndërmjet viteve 1966 dhe 1971, pjesa më e madhe e xhamive u shkatërruan ose u mbyllën. Pastaj, pas vdekjes së Mao Ze Dongut, muslimanëve sërish iu dha një pjesë e kufizuar e lirisë fetare. Xhamitë dhe shkollat fetare u rihapën dhe disa qindra muslimanë u lejuan të bëjnë Haxhxhin në Mekke.

Më shumë se 2400 kilometra nga Pekini dhe vetëm një udhëtim të shkurtë nga Hong Kongu, Guangzhou çdoherë ka qenë më i hapur ndaj ndikimit të jashtëm se sa qytetet tjera kineze. Xhamia saj konsiderohet të jetë xhamia më e vjetër në Kinë. E themeluar prej njërit nga muslimanëve të parë në Kinë, para rreth 1300 vjetëve, xhamia Huaisheng ka një pëzierje të stileve të arkitekturës: një minare 36-metërshe në formë koni, e ndërtuar gjatë Dinastisë Tang (618-906), kulla mbi oborrin e mbuluar dhe kulme të gjëra të sallës për falje, e ndërtuar për të zëvendësuar origjinalin që ishte shkatërruar nga zjarri në vitin 1343.

Xhamia poashtu njihet edhe si Kulla sinjalizuese, për shkak se gjatë Dinastive Tang dhe Sung, kur niveli i lumit ishte afër minares – para se të ulet dhe të largohet – një dritë ishte e vendosur majë të minares dhe ajo ka ndriçuar natën për qëllime navogacioni.

Një nga limanet më të mëdha në botë, Quanzhou kulmin e prosperitetit të saj e ka arritur gjatë revolucionit komercial të Dinastisë Sung, ku tregtarët muslimanë kanë luajtur rolin kryesor.

Sot, ato aktivitete të mëdha të tregtisë nuk ekzistojnë më. Ato i kanë lënë qytetit një pasuri të madhe. Nga xhamitë e qytetit, që dikur ishin shtatë, sot vetëm një ka mbetur. Mirëpo muret masive të granitit të xhamisë Mesxhid El-As’hab, e ndërtuar në vitin 1009 në këtë pikë më lindore të Islamit, reflektojnë vitalitetin e vazhdueshëm të fesë…

[Zgjedhur nga: “Aramco World”, Nëntor-Dhjetor 1991. Redaktor John Lawton]

Artikulli paraprakSi të gëzosh bashkëshortin tënd
Artikulli vijues70 porosi të Muhammedit (Sal Allahu alejhi We Selam)