Dashi me brirë 4 pëllëmbë
Një njeri i pasur, por dorështrënguar kishte dhënë fjalën: “Po të më jep Allahu një fëmijë do ta bëj Kurban një dash me brirë katër pëllëmbë”
Pas disa kohësh i lindi një djalë, filloi të kërkoj gjithandej për një dash me brirë katër pëllëmbë sepse dëshironte ta qonte në vend fjalën e dhënë, por nuk arrinte ta gjente dot një gjë të tillë. Pyeti edhe të gjithë dijetarët e fesë, por nuk i dhanë dot zgjidhje. Më në fund dikush i tha se Imam Ebu Jusufi mund ta gjente një zgjidhje. Pasaniku shkoi tek Imam Ebu Jusufi dhe iu lut që t’i gjente një zgjidhje hallit te tij. Imam Jusufi që e dinte se ishte dorështrënguar i tha:
• Unë mund të gjej një zgjidhje, por kam një kusht!
• Çfarë kushti ke?
• Ti je i pasur, po ndërtove katër shkolla për nxënësit e varfër dhe të ndërtosh edhe katër dyqane për të plotësuar nevojat e këtyre shkollave, atëherë unë ta zgjidh problemin.
• Pasaniku e pranoi këtë kusht, Ditën e Bajramit Imam Ebu Jusufi solli një dash normal dhe një fëmijë 5 vjeç. I tha vogëlushit që t’i matë brirët e dashit dhe dolën 4 pëllëmbë. Imam Ebu Jusufi tha:
• Ja ky është dashi që ke premtuar ta besh kurban, sepse ti nuk e ke cilësuar madhësinë e pëllëmbës.
• Pasaniku e bëri kurban dashin dhe mbajti fjalën për të ndërtuar shkollat dhe dyqanet.
Kerim Gashi
You Might also Like
Hoxhë Fatmir Latifi pranë varrit të Adem Jasharit (FOTO)
Në këtë foto shihet ish luftëtari dhe tani Hoxha i nderuar Fatmir Latifi pranë varrit…
By
0 Min Read
Tetovë, në gjendje të alkoolizuar e sulmon gruan
Tridhjetë e shtatë vjeçarja ZH.R nga Tetova, gjatë ditës së djeshme në polici ka denoncuar…
By
1 Min Read
Emigrantët sirianë përballen me Islamofobi dhe diskriminim në Europë
Shumë qytetarë europianë nuk duken aspak entuziastë për të pranuar më shumë refugjatë sirianë që…
By
4 Min Read
“Do të punojnë për ta vënë në pozitë të vështirë Turqinë”
Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş në një fjalim të mbajtur në takimin e Ekonomisë Diplomatike…
By
3 Min Read
Turqia i përgjigjet Merkelit: Dënimi i puçistëve, vetëm sipas ligjit
“Turqia nuk do të veprojë as për hakmarrje e as në bazë të emocioneve”. Kështu…
By
2 Min Read
Kryetari i Sarajit hedh gurthemelin e xhamisë së re në Llokë
Kryetari i Komunë së Sarajit Bekim Murati, i shoqëruar nga administrate komunale ka marë pjesë…
By
1 Min Read
