Davutoglu: Allahu ma pranoi duanë që e bëra në Qabe

Ish Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka treguar se njëherë bëri lutje në Qabe dhe Allahu ia pranoi po atë ditë, duke shtuar se jeta është përplot mundësi që duhet të shfrytëzohen në momentin që na afrohen.

Ai gjatë një interviste për Haber Turk, duke folur për lëvizjet e fundit politike, tregoi një ngjarje interesante nga jeta e tij.

Duke folur për duanë në Qabe, Davutoglu tha: “Për atë më lidhin kujtime të bukura. Me Sarën ishim në Mekë, ajo u kthye në Stamboll, ndërsa unë qëndrova në Mekë dhe në ato momente në Qabe u luta: “Zoti im, më kthe përsëri në këtë vend”. Në ato momente erdhi miku im Hamdiu, me të cilin duhej të kthehesha në aeroport. Vetura e tij ishte e vjetër dhe sa filluam me udhëtimin ajo u prish. Kërkuam veturë nga një shok i tij e cila edhe ajo na u prish në mes të rrugës. U detyruam të thërrasim një taksi. Mirëpo edhe ai pati probleme kështu që kur arritëm në aeroport avioni kishte fluturuar.
Avioni tjetër që duhej të udhëtonim për në Aman ishte i rezervuar për javën tjetër, kështu që u kthyem në Qabe të njëjtën ditë dhe i vesha Ihramet për umre. Allahu ma pranoi lutjen ditën që u luta.”

(Islampress)

Artikulli paraprakJu lutem mos i ndihmoni fëmijët e mi
Artikulli vijuesNorvegji, muslimanët në Tromso syfyr një orë e gjysmë pas iftarit