Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministër i Turqisë Ahmet Davutoglu njoftoi se Komiteti Ekzekutiv Qendror i AK Partisë ka marrë vendimin që më 22 maj të dielën të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm dhe se nuk mendon të rikandidojë për Kryetar të Përgjithshëm në kongres, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu në qendrën e përgjithshme të partisë ka mbajtur një konferencë për media pas takimi të Komitetit Ekzekutiv Qendror të Partisë ku fjalën e tij e ka nisur me punimet e kryera gjatë periudhës së qeverive dhe ka theksuar se çfarë do lloj vendimesh që të merren qeveria do të ndodhet në krye të detyrës deri në momentin e fundit.
“Paralajmëroj që askush të mos bëjë spekulime për të luajtur me të dhënat e ekonomisë sonë veçanërisht në kuadër të vendimeve që kemi marrë dje në mbrëmje dhe ditën e sotme. Qeveria jonë ndodhet në krye të detyrës deri në momentin e fundit pavarësisht vendimeve që ne kemi marrë në këto ditë dhe askush të mos provojë të luajë me balancat e brendshme të ekonomisë”, tha Davutoglu.
Sipas tij, Komiteti Ekzekutiv Qendror i AK Partisë ka marrë vendimin që më 22 maj të dielën të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm dhe se nuk mendon të rikandidojë për Kryetar të Përgjithshëm në kongres.
“Periudha jonë është një periudhë suksesi. Ky vendim i imi nuk ka të bëjë aspak me ndonjë ndjenjë mossuksesi ose pendimi për ndonjë hap që kam hedhur. Detyrën e kam kryer denjësisht dhe me nder”, tha ai.
Ndër të tjera Davutoglu ka pohuar se “kush do që tenton të hapë një vrimë në partinë tonë, kush do që tenton të na ndajë rrugët nga partia jonë me këtë arsye apo atë arsye duhet ta dijë se unë do të jem përballë atij. Kërkoj që askush të mos lejojë ndarje në parti sepse është i shqetësuar nga ky zhvillim apo nga ky proces”.
“Teksa bëhet fjalë për kërcënime të tilla ndaj Turqisë dhe ku rrjete tradhtare operojnë breda dhe jashtë vendit dua të theksoj se po në këto kushte nuk do të rikandidoj në kongres por unë me mandatin e deputetit dhe si ushtar i AK Partisë do të vazhdoj deri në momentin e fundit përpjekjet për demokraci dhe politikë që kam kam ndërmarrë edhe deri tani”, u shpreh Davutoglu.
“Pavarësisht çdo zhvillimi un i jam besnik fjalës së dhënë. Deri në frymën e fundit do të ruaj besnikërinë e marrëdhënieve me presidentin tonë. Askush nuk ka dëgjuar dhe nuk do të dëgjojë nga gjuha ime, nga goja dhe nga mendja ime një fjalë kundër presidentit. Dëshiroj që kjo të dihet qartë se asnjëherë nuk do të lejoj që kjo të jetë çështje abuzimesh”, tha ai.
Në vijim Davutoglu ka potencuar se “Nderi i presidentit tonë, edhe si president i Republikës së Turqisë por edhe si shok i idealit gjithashtu edhe nderi i familjes së tij janë si nderi i familjes sime, sepse familja e tij është familja ime. Askush nuk do të kërkojë një qëllim për të hapur dyert për të futur nxitje të re”.