Davutoglu kthen të gjitha dhuratat që i janë dhënë si kryeministër

Zyra e ish-kryeministrit të Turqisë, Dr. Ahmet Davutoglu, ka njoftuar se ai i  ka kthyer të gjitha dhuratat që si kryeministër i ka marrë gjatë vizitave në vend dhe jashtë, shkruan portali Islambosna.

Nga zyra e tij thonë se Davutoglu i ka kthyer të gjitha dhuratat dhe i ka vendosur në arkat e Qeverisë së Turqisë, para se të largohet nga rezidenca zyrtare.

Sipas vlerësimeve, vlera e këtyre dhuratave është mbi 100 mijë euro.

Ahmet Davutoglu dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë në pushtet AKP në fillim të këtij muaji ndërsa me 22 maj u mbajtë kongresi i jashtëzakonshëm i partisë ku kryetar u zgjodh Binali Yellderem.

(Islampress)

Artikulli paraprakFranca synon futjen e gjuhës arabe si lëndë zgjedhore
Artikulli vijuesBekim ef. Alimi rrëfen për lutjen dhe pjesëmarrjen në Gotthard