Davutoglu: Rruga e mëndafshit përsëri do të përdoret

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Rruga e Mëndafshit, rrjeti i lashtë i rrugëve tregtare që lidhte Perëndimin me Lindjen nga Kina dhe India deri në Detin Mesdhe përsëri do të përdoret, shkruan islambosna.

“Ne mbështesim ringjalljen e Rrugës së mëndafshit. Rruga do të niset nga Kina dhe do të shkoj deri në Evropë. Ky është një projekt i guximshëm dhe i rëndësishëm”, tha Davutoglu në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Davutoglu gjatë një vizite zyrtare në Kazakistan u takua me presidentin e këtij vendi. Vizita ka për qëllim zhvillimin e lidhjeve në transport, energji dhe tregti.

(Islampress)

Artikulli paraprakBIH: shëtitje paqësore kundër ndalimit të hixhabit
Artikulli vijues8 gjëra që duhte thënë fëmijëve tuaj çdo ditë