Davutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist

Kryeminsitri turk Ahmet Davutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist më 13 mars në Ankara

 

ANKARA (AA) – Kryeminsitri turk Ahmet Davutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist më 13 mars në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu dhe bashkëshortja e tij Sare Davutoglu nga ish-ndërtesa e kryeministrisë kanë ecur në këmbë deri në vendin ku ndodhi shpërthimi në Kizilay. Kryeministri në shenjë përkujtimi për qytetarët që humbën jetën në këtë sulm terrorist vendosi karafilë. Ai e mori nga toka flamurin turk që ndodhej mes karafilëve dhe e vendosi në stol.

Më pas Davutoglu dhe bashkëshortja e tij Sare kanë bërë lutje për personat që humbën jetën në sulm.

Kryeministri turk ka qenë i shoqëruar edhe nga Zëvendëskryeministri Yalçin Akdogan, ministri i Doganave dhe Tregtisë Bulent Tufenkci, ish kryetari i Parlamentit dhe deputeti i Partisë AK të Ankarasë Cemil Çiçek, zëvendëskryetari i Përgjithshëm i partisë AK Mehdi Eker, kryetari i Bashkisë së Ankarasë Melih Gokçek dhe kryetari i përgjithshëm i Konfederatës së Tregtarëve dhe Artizanëve të Turqisë (TESK) Bendevi Palandoken.

Kryeministri Davutoglu më pas bashkë me delegacionin që e shoqëronte kanë vizituar edhe bizneset përreth zonës ku ndodhi sulmi dhe prej aty ka kaluar në Qendrën e Përgjithshme të Konfederatës së Tregtarëve dhe Artizanëve të Turqisë (TESK).

Artikulli paraprakBE-ja tregohet “koprrace” ndaj kërkesave të Turqisë
Artikulli vijuesOperacion anti-terrorizëm në Van të Turqisë