Siri, vritet shtetasi britanik duke luftuar përkrah forcave kurde

Komandanti i Njësisë së Mbrojtjes së popullit kurd ka deklaruar sot se një shtetasi i Britanisë së Madhe duke luftuar përkrah forcave kurde kundër ISIL është vrarë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Komandanti i Njësisë e Mbrojtjes së popullit kurd, e njohur ndryshe si YPG, Redo Khalil ka konfirmuar sot se britaniku, Konstandinos Erik Scurfield është vrarë më 2 mars në frontin luftarak në fshatin Tel Khuzela. 
 
Amerikani Jordan Matson, i cili gjithashtu lufton përkrah kurdëve, ka thënë se është duke u angazhuar që trupi i Scurfield të transferohet në Britani të Madhe. 
 
Luftëtarë të shumtë të huaj në muajt e kaluar kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të ndihmuar forcat kurde të cilët luftojnë kundër militantëve të ISIL. Në Siri gjithashtu humbi jetën australiani Ase Johnson. 
 
Në anën tjetër, përkrah organizatës terroriste ISIL luftojnë një numër gjithnjë më i madh i të huajve, kryesisht nga Evropa dhe Lindja e Mesme. 
Artikulli paraprakEksluzive, selefitë në Gornja Maoça të BeH flasin hapur kundër ideologjisë së "Shtetit Islamik"
Artikulli vijuesSiri: Opozita në Halep kundërshton propozimin për pezullimin e konflikteve