Kryeministri turk Ahmet Davutoglu i vizitoi qytetarët të cilët u plagosën në sulmin e djeshëm terrorist në Ankara
ANKARA (AA) – Kryeministri turk Ahmet Davutoglu i vizitoi qytetarët të cilët u plagosën në sulmin e djeshëm terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu pas vizitës së tij tek kreu i Shtabit të Përgjitshëm Hulusi Akar, vizitoi të plagosurit të cilët janë në trajtim mjekësor në Spitalin Numune të Ankarasë.
Kryeministri Davutoglu i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu u prit në hyrje të spitalit nga ana e zyrtarëve, ndërsa më pas u informua në lidhje me gjendjen e të plagosurve nga menaxhmenti i spitalit.
Mësohet se në vizitën dhjetë minutëshe Davutoglu gjithashtu i ka vizituar edhe të plagosurit.