ITALI: SITUATA NË SIRI RREZIKON TË DEGJENEROJË NË GJENOCID

0
132

Sulmet e regjimit sirian ndaj protestuesve në vend mund të çojnë në ”gjenocid” nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërmerr masa të menjëhershme për situatën, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Xhulio Terzi.

“Strategjia e Damaskut rrezikon të degjenerojë në gjenocid, nëse nuk kryhet në ndërhyrje e shpejtë”, deklaroi Terzi, gjatë një takimi të Komisionit të Jashtëm në parlamentin italian.

“Strategjia e Damaskut është e qartë, ka në plan të garantojë mbijetesën e mëtejshme përmes përshkallëzimit, me forma shumë më brutale dhe të drejtpërdrejta, të terrorit kundër popullatës civile dhe përmes nxitjes artificiale të konflikteve të brendshme ndërmjet komponentëve të ndryshëm të shoqërisë siriane”, u shpreh Terzi. Presidenti sirian, Bashar al-Assad emëroi sot një nga figurat më të forta të partisë së tij

”Baath” në postin e kryeministrit, që tregon se nuk do të bëjë asnjë lëshim për sa u takon protestave 15-mujore ndaj regjimit të tij. Ndërkohë helikopterët dhe tanket vazhdojnë bombardimet ndaj kryengritësve në afërsi të brigjeve të Mesdheut./trt/kohaislame