Deklaratë nga Kohaislame.com

Kohaislame.com është platformë e hapur dhe e lirë, që grumbullon informacione nga vendet shqipfolëse, rajoni dhe bota. Përveç informacioneve nga aktualiteti ajo sjell edhe publikime nga fusha të ndryshme përfshi analiza dhe opinione të personaliteteve publike apo qytetarëve të rëndomtë, artikuj enciklopedik, fakte të ndryshme, udhëzime për shëndetin dhe kujdesin trupor, amvisërinë dhe biznesin. 

Platforma është organizim vullnetar dhe jo profitabil. Me qasje të lirë të anëtarëve të saj dhe pa censurë.
Artikujt e sjellë përmes burimeve tona të ndryshme në platformën tonë, reflektojnë kuptimin e burimeve tona mbi realitetin e ndodhur, në rast se ato përveç lajmit, përmbajnë mesazh apo qëndrime të caktuara, ato nuk paraqesin mesazhe e as qëndrime të platformës e as të vullnetarëve, qëndrimet/mesazhet mbesin të burimit të atij informacioni, qoftë individ, person juridik apo entitet tjetër. 

Platforma kohaislame.com, synon të sjell diversitet të artikujve dhe perspektivave, të jetë alternativë e hapur mediale, megjithatë në asnjë rast platforma dhe vullnetarët e saj nuk përkrahin/nuk promovojnë asnjë lloj ideologjie, lëvizje, rrymë shoqërore, etnike, politike apo fetare, nuk promovojmë gjithastu asnjë lloj partie politike, politika qeveritare, grupe ekstremiste, raciste, fashiste, apo kategori të tjera të sanksionuara nga ligjet vendore apo ndërkombëtare (UN/EU).

Rrjedhimisht, si pasojë e deklarimit të mësipërm nuk marrim përgjegjësi për përmbajtjen, dhe kuptimet e drejta apo të padrejta që mund të perceptohen nga artikujt në platformë. Bazuar në deklarimin më sipër dhe shkarkimin nga përgjegjësia, deklarojmë se përmbajtja e sjellë në platformë nuk mund të jetë subjekt i kontesteve gjyqësore dhe i padive ndaj publikuesve vullnetar. 

Duke qenë se platforma ka qenë e lirë, e hapur, jo-profitabile, dhe vullnetare, dhe me staf të ndryshëm për gjatë kohës, mund që eventualisht të ketë ndonjë lëshim në përmbajtje, për të cilat lëshime stafi punon vazhdimisht për t’i përmirësuar dhe larguar.

Nëse vëreni çfarëdo përmbajtje që mendoni se bie ndesh me këtë deklarim, që mendoni se nuk është e vërtetë, që ka shkelur të drejtat tua me rastin e publikimit apo për çfarëdo jo korrektësie tjetër na kontaktoni që ta evitojmë menjëherë.

Reklamimet eventuale në faqe, bëhen vetëm për të mbuluar shpenzimet teknologjike dhe të mirëmbajtjes së platformës.
 

Për çdo sugjerim, vërejtje, apelim, apo nevojë për të kontaktuar: Përdorni emailin tonë info{at}kohaislame{dot}com

Artikulli paraprakGjykatësja: Hiqe shaminë që të nis gjykimin
Artikulli vijuesKryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në UMRA