Heqja e kësaj takës doganore prej 10 për qind për ilaçet e importuara nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) po shihet si një mundësi e mirë e përfitimit të depove farmaceutike sesa që do të ndikojë në uljen e çmimit të ilaçeve për pacientët.
Derisa nuk ka të dhëna të sakta për shifrat e kontrabandës së ilaçeve, të dhënat zyrtare të importit të ilaçeve prej vitit 2011 deri në fund të gushtit të vitit 2015 të siguruara nga “Zëri” kanë treguar për shifra enorme të importimit të ilaçeve në Kosovë në rrugë legale.
Kështu, për këto vite, në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) por edhe nga ato të vendeve që janë pjesë e CEFTA-s, janë futur ilaçe në vlerë prej rreth 217 milionë euro.
Për vitet 2011, 2012 dhe 2013, pa u llogaritur vlera e pajisjeve mjekësore sipas të dhënave që posedon Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale janë importuar ilaçe në vlerë prej rreth 116 milionë euro.
Derisa nga janari i vitit 2014 deri në fund të gushtit të vitit 2015, sipas të dhënave të siguruara në Doganat e Kosovës, janë importuar ilaçe në vlerë prej rreth 101 milionë euro.
Me miratimin e Udhëzimit Administrativ për mallrat e Liruara nga Tatimi Doganor në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, barnat e Bashkimit Evropian më nuk do të paguajnë taksën doganore prej 10 për qind, për t’u importuar në Kosovë, siç kanë paguar deri më tani. /Zëri/
You Might also Like
Lirohet e burgosura më e re palestineze që mbahej në burgun izraelit
E burgosura më e re palestineze në moshë, është liruar sot nga burgu në Bregun…
By
0 Min Read
Skoda prezanton konceptin VisionS
Kompania e njohur çeke Skoda ka publikuar konceptin e ri VisionS në panairin “Geneva Motor…
By
1 Min Read
Turpi i radhës i BIK-ut: Suspendon imamin Irfan Salihu
Bashkësia Islame e Kosovës, sot ka marrë veendim që të supsendojë nga puna imamin e…
By
1 Min Read
Qosja: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë shpëton Kosovën nga Asociacioni
Rexhep Qosja ka shpjeguar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se…
By
3 Min Read
Kosova shkatërron 2 382 armë të vogla dhe të lehta
Kosova do t`i bashkohet Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla. Kosova me…
By
0 Min Read
Ferizaj edhe këtë vit feston ditëlindjen e Enver Hoxhës (Video)
Ditëlindja e ish-liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, është festuar edhe këtë vit në qytetin…
By
1 Min Read
