Delegati kurd kundërshton federatën e vetëshpallur të PYD-së

Grupi terrorist PYD, të enjten shpalli “sistemin federal” në rajonet në veriun e Sirisë të cilat i ka nën kontroll

 

GJENEVË (AA) – Federata e vetëshpallur e PYD-së terroriste në Sirinë veriore synon të zbusë presionin mbi regjimin e Damaskut, tha një anëtar kurd i Komitetit të Lartë Opozitar për Negociatat (HNC), raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një interviste ekskluzive për Anadolu Agency, Abdulhakim Bashar, anëtari kurd i HNC-së dhe njëherësh delegat i Këshillit Kombëtar Kurd (KNC), tha se deklarata e grupit terrorist PYD paraqet një tentativë për të shpërqendruar vëmendjen nga përpjekjet për zgjidhje të përhershme të fatkeqësisë në rajon.

“Me anë të kësaj deklarate të njëanshme PYD dëshiron të shkaktojë trazira” tha ai duke e vlerësuar të njëjtën si të papërgjegjshme.

“Vendimi i njëanshëm i PYD-së nuk shkon në favor të kurdëve” shtoi më tej Bashar.

Artikulli paraprakNga sulmet ajore të ushtrisë siriane në Rakka, 43 të vdekur
Artikulli vijuesSalah Abdeslam do të luftojë kundër ekstradimit në Francë