Demaçi: Rugova nuk ishte hero

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte hero dhe nuk ka vdekur për kombin.

Ai tha se Rugova nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz. Demaçi tha se asgjë nuk i ka bërë Rugova dhe nuk ka asgjë personale, por është i prirë ta thotë të vërtetën.

Demaçi tha se Rugova e la popullin e vet në Kosovë, shkoi në Itali, pastaj edhe në Serbi u bëri apel që të ndalet lufta, dhe sipas Demaçit këtij nuk i thonë hero, raporton K.Press.

Ai këto komente i bëri me rastin 10 dhjetorit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku foli edhe për Nelson Mandelen, të cilin e cilësoi si hero të njerëzimit. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDonald Trump, investim në Serbi
Artikulli vijuesBllokohet puna në Rashkë, serbët nuk i sjellin eskavatorët