Demarkacioni mund të jetë shkak që kjo qeveri të shkarkohet

Njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri konsideron se çështja e demarkacionit duhet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe kështu t’iu mundësohet qytetarëve të lëvizin lirshëm, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë që demarkacioni mund të jetë shkak që Kosova të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Demarkacioni është votu dy herë në qeveri, një herë nga qeveria Mustafa dhe tash nga qeveria Haradinaj, duhet të shkojë në Kuvend, dhe proceduat janë të shkojë në komisione parlamentare, është mirë që kalon në komisione dhe dikush duhet ta arsyetojë atë, dhe demarkacioni duhet të kalojë sepse është kusht nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Tahiri.Tahiri ka shtuar se demarkacioni është i pamundur të votohet, për shkak se nuk i kanë numrat e mjaftueshëm.“Proceduralisht është e pamundur të votohet nëse nuk e voton edhe Aleanca , sepse Vetëvendosje ka deklaru që nuk voton, dhe këta PDK, LDK, minoritetet nëse janë unik prapë së prapë nuk i kanë votat e mjaftueshme”, është shprehur ai.

Tahiri ka potencuar edhe një herë se të gjithë ata që po e kundërshtojnë demarkacionin, nuk po sjellin fakte bindëse se Kosova po humb territor.“Gjithë kundërshtaret po thonë që kjo marrëveshje i sjell humbje 82 kilometra katrorë, ajo është sipërfaqe shume e madhe, 82 kilometra katrorë d.m.th mbërrin deri te Rozhaja, këta nuk po janë të vetëdijshëm kur po thonë se Kosova humb kaq shume territor, nëse thonë 1 ose 2 kilometra katrorë është me e bindshme, por 82 kilometra katrorë aty nuk mundet me gabu askush, kur ta përcakton kufirin”, ka thënë ai.

Në fund, Tahiri vlerësoi se pavarësisht asaj se a do të votohet a jo, demarkacioni mund të jetë shkak që kjo qeveri të shkarkohet.“Nëse kalon çështja e demarkacionit do të thotë se kauza e Haradinajt dhe e AAK-së ishte vetëm për të fituar mandatin dhe rrëzimi i qeverisë Mustafa ishte i rrejshëm , dhe kanë deshtë të fitojnë poenë politikë duke thënë se Kosova humb territor, nëse kalon ata duhet të dorëhiqen, ose duhet të shkarkohen, sepse duhet të ndjenjë obligim moral, nëse nuk kalon, kjo marrëveshje, kjo qeveri nuk e ka kryer obligimin për te cilin ka shkuar, obligimin ndaj qytetarëve, dhe nuk ua ka mundësuar qytetarëve të lëvizin lirshëm, dhe të rregullohet kufiri me shtetet fqinjë”, ka përfunduar ai.

Artikulli paraprakDrita Millaku,akuzon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kadri Veseli, se me urdhërin e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha
Artikulli vijuesMuhaxheri: Borea nis në prill tè 2018