DEMOLOHET KISHA NË SHTIME, ARRESTOHEN KATËR VETA

Kisha në Shtime është vjedhur, kurse Policia e Kosovës i ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për këtë vepër. Sipas radio KiM të Çagllavicës, nga pjesa qendrore e kishës pothuaj në tërësi është hequr dhe marrë kulmi nga plumbi si dhe izolimi mbrojtës.

Të gjitha dritaret në pjesën e poshtme të kishës, si dhe dera janë thyer. Sipas burimit të radios, është demoluar edhe brendia e kishës pasi nga muret janë nxjerrë kabllot elektrike. Vërehet edhe mungesa e inventarit kishtar, kurse nga freskat nëpër mure gjenden ende vetëm disa gjurmë të freskave.

Komandanti i policisë në Shtime, Enver Abdyli tha se policia ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për këto të bëma në kishë.kohaislame

Artikulli paraprakUP, THEMELOHET KOMISIONI PËR ZGJEDHJEN E REKTORIT
Artikulli vijuesVAZHDON ARRATIA E SIRIANËVE NË DREJTIM TË TURQISË