Valentin Balaj nga Gjykata Themelore në Pejë është dënuar me 13 muaj burg për veprat penale vjedhje e rëndë dhe mbajtje, kontroll e posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri nga Prokuroria Themelore ne Pejë akuzohej se më 5 shkurt të këtij viti në Klinë kishte hyrë vjedhurazi nga dera e ballkonit në shtëpinë e një zyrtari policor duke ia vjedhur atij revolen zyrtare të tipit “Glock”.
Për këtë prokuroria e ngarkonte me veprën penale vjedhje e rëndë.
Pas leximit të aktakuzës, Balaj tha se e ka kuptuar atë, ndërsa pranoi fajësinë.
Gjykata pastaj e dënoi Valentin Balajn me 13 muaj burg, duke ia ndërprerë atij paraburgimin.
Avokatja e të pandehurit Aurora Mulhaxha u shpreh e kënaqur me vendimin e gjykatës.
“Vendimi është i drejtë duke pasur parasysh moshën e të mbrojturit tim, gjykata shqiptoi dënim të pranueshëm,” deklaroi Mulhaxha.
Prokurori Haxhi Sinani po për KALLXO.com tregoi se ndaj Valentin Balajt po zhvillohen edhe hetime tjera.
“Ndaj te pandehurit po zhvillohet ndjekje edhe për 15 vepra penale te vjedhjes,“ deklaroi Sinani.kohaislame