Deputetët kontestojnë vendimin e kushtetueses për pronat e Manastirit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë kontestuar sot në Kuvendin e Kosovës vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendosi para disa javësh kalimin në pronësi të Manastirit të Deçanit dhjetëra hektarëve tokë që sipas tyre janë tokë shoqërore.

Zemaj ka kërkuar që ky vendim duhet rishikuar dhe prona t’i kthehet pronarëve të vërtetë.

Në anën tjetër, Konjufca ka thënë se kushtetuesja po legjitimon vendimin e Serbisë të vitit 1997.

26 hektarë tokë në Deçan i kanë futur në armiqësi të thellë autoritetet komunale të Deçanit me Manastirin ortodoks. Historia e këtij konflikti ka rrënjë në vitin 1946. Aso kohe Jugosllavia ia kishte marrë këto prona Manastirit, duke krijuar ndërmarrje shtetërore. Prej përfundimit të luftës, një konflikt i gjatë nëpër gjykata ka vazhduar. Të premten, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Manastirit.

Artikulli paraprakMos hapja e Urës së Ibrit mund ta destabilizoj Mitrovicën
Artikulli vijuesSuhareka me referendum për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Dubravë