Beqiri, Buzhalës: Disa kanë jetuar me byrek, e tash janë milionerë?

Seanca plenare ka filluar me akuza e kundër-akuza mes Grupit Parlamentar të PDK-së dhe LDK-së.

Deputeti Berat Buzhala kishte dal të flas për çmimin e lartë të derivateve të naftës, por nuk la pa përmendur mosreagimin e LDK-së, pas arrestimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti. Ai ka thënë se qytetarët janë duke pritur një përgjigje nga kjo parti.

Kryetari i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Buzhala duhet të menaxhojë bizneset e tij.

“Është interesant se ky njeri s’u mësu kurrë me i këqyr punët e veta, e bizneset e veta, e mos me u mundu me mësu LDK-në se çka duhet të bëjë. Ne jemi që në këtë vend të sundojë ligji. Hamiti është kryesues i Kuvendit, është marrë në bisedë. Unë e di kryetar që e keni vështirë me i menaxhua njerëzit, që s’e menaxhojnë veten dhe nuk duhet me u keqpërdorë kjo foltore. Asnjëherë LDK-ja s’i ka treguar këtij njeriu se sa kryetarë të komunave i ka nën hetime. Ne jemi fytyra publike, është shumë normale edhe të hetohemi, por argumentet duhet me ia lënë drejtësisë e prokurorisë”, ka thënë Beqiri, transmeton KP.

Madje ai ka thënë se Kosova është e vogël dhe të gjithë e dimë se dikush ka jetuar me një byrek dhe se tash është bërë milioner,.

“E disa vazhdojnë të jetojnë ende me një byrek”, shton Beqiri.

Deputeti PDK-së, Arsim Bajrami, ka kritikuar protokollin e shtetit me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Tash kaloi euforia e festimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare. Duhet me pa se si ne e festuam. A funksionoi protokolli shtetëror. Ai lë shumë për t’u dëshiruar. Pak kishte personalitete vendore, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të Parlamentit. Ne u ndjemë keq, se aty pamë miqtë tanë, që na thanë: ‘Ku jeni’? E ne u thamë se ‘s’kemi ftesë nga Parlamenti’”.

Deputetët kanë vazhduar seancën me ngritjen e disa çështjeve problematike në vend./Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDeputeti tallet me guvernatorin gay: I uroj të mbetet shtatzënë
Artikulli vijuesMë 21 shtator pritet publikimi i rezultateve të Regjistrimit të popullsisë