Dëshmia e ushtarit serb në Hagë për Srebrenicën

Në Tribunalin e Hagës gjer sot ka pas mjaft dëshmi rrënqethëse për krimet e kryera gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë. Megjithatë, me 22 shkurt të këtij viti në Tribunalin e Hagës ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur 101, ish ushtar i brigadës së Zvornikut të ushtrisë së Republikës serbe dhe dëshmitar okular i pushkatimeve të boshnjakëve të zënë robër në Orahovicë, i cili  ka dëshmuar në rastin Popoviq dhe të tjerët të cilët gjykohen për krimet e kryera në Srebrenicë. Dëshmia e tij do të mbetet në mendje të shumë njerëzve. Do të prezantojmë detaje më prekëse të dëshmisë së përmendur:
 
“Pastaj ka ndodh diç e tmerrshme, diç që është e jashtëzakonshme që do të mund të ndodh. Diç që gjer më sot nuk kam mund të harrojë dhe kurrë nuk do të mund të harrojë. Gjithnjë mendoj se çfarë njeriu mund të bëjë njeriut tjetër. Pa marr parasysh sa herë keni shikuar tmerre në filma të ndryshme, dokumentare dhe të ngjashme, pa marr parasysh sa libra me tematikë  horor keni lexuar, libri i cili do të ju shtyjë të lotoni mbi fatin e huaj, më lejoni të them se ajo nuk mund të krahasohet me atë që unë kam parë. Kam fituar dijabetisin pas saj(sëmundjen e sheqerit), nga grumbulli i shumtë i trupave të njerëzve pa jetë, të cilët nuk i përngjanin më trupave, por ato ishin vetëm copat e mishit, u paraqit një qenie njerëzore, por ai ishte fëmijë 5-6 vjeçar. Kjo ishte pamje e pabesueshme. E jashtëzakonshme. Qenie njerëzore doli nga grumbulli i trupave të pushkatuar dhe ecte në drejtim të rrugës, në rrugën në të cilin qëndronin ushtarët të cilët me pushkë automatike  kryenin pushkatimin e robërve të zënë boshnjak. Ky fëmijë ecte drejt tyre. Të gjithë ushtarët dhe policët të cilët qëndronin në atë rrugë, njerëz të cilët kanë mësuar vetëm vrasje dhe pushkatime, të gjithë befasisht i lëshuan armët dhe u shtangën nga kjo pamje. Fëmija ishte i mbuluar me pjesët e zorrëve dhe mishit të trupave të vrarë. Para ushtarëve qëndronte një oficer, mendoj që ishte kolonel, dhe në mënyrë arrogante iu drejtua ushtarëve:”Çfarë po pritni, kryeni me te”. Atëherë ushtarët për të cilin fare nuk ishte problem vrasja e boshnjakëve të zënë rob, iu përgjigjën:” Zotëri, keni revole, pse ju nuk kryeni me te?”. Të gjithë pas kësaj heshtën. Atëherë  oficeri iu drejtua ushtarëve:” Merrni atë fëmijë, vendosni në kamion dhe e sillni me grupin tjetër, atëherë do të kryejmë edhe me te”. Fëmija ishte në gjendje shoku. Vetëm përsëritke fjalët”Babë, babë, ku je?”. Ushtarët e morën fëmiun ta vendosnin në kamion. Fëmiu rezistonte, pasi që i kujtohej se veç ishte në atë kamion. Atëherë unë iu afrova dhe i thash ushtarëve:
 
“Dëgjoni, do ta çoj në kamionin tim, do të i lëshojë muzikë që t’i largojë vëmendjen nga ajo çfarë ka ndodhur. Hyra në kamion dhe ndeza dritën, e kyça radion, gjeta radiostacionin lokal. I thash:” Ec, hynë, eja tek unë. Shiko kam dritë, kam muzikë. Befasisht më zuri për dore. Nuk kisha dëshiruar askujt prej juve të përjetoni atë. Unë isha i njohur si njeri i fortë dhe i guximshëm. Por askujt nuk do të dëshiroja të provojë atë kapje dore me të cilin shtrëngoi dorën time. Isha i shokuar me fuqinë e shtrëngimit të dorës së tij”.
 
Dëshmitari i mbrojtur 101 e ka dërguar fëmiun në Zvornik në spital në të cilin për shkak të plagëve që kishte e çoi në repartin kirurgjik.”Kur e solla gjer te reparti kirurgjik më shtrëngoi për dore, duke thënë; Babë, mos lejo të më çojnë, të lutem”. Edhe sot në veshët e mi kumbojnë  fjalët e tij. Gjersa doktori e ka kontrolluar dhe ka pastruar nga trupi i tij mbetjet e zorrëve dhe mishit, ndjeva një errë e tmerrshme. Assesi nuk kam kuptuar se si nuk kam veneruar këtë errë të tmerrshme gjersa isha duke vozitur kamionin gjer tek spitali. Jam aq i shokuar me tërë këtë ngjarje sa që nuk mund të  paramendoni”.
Artikulli paraprakSHBA furnizon regjimin shiit të Irakut me avionë F-16
Artikulli vijuesNë Kubë hapet mesxhidi i parë