Dështon privatizimi i Kombinatit të Lëkurës

Ka dështuar privatizimi i ish-ndërmarrjes “Kombinati i Lëkurës së Këpucëve” në Pejë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar oferta të mjaftueshme për ta privatizuar këtë ndërmarrje.

Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë tender për ndërhyrje të dhunëshme në proces. Andaj Bordi i Drejtorëve të AKP-së e ka refuzuar privatizimin.

Zyrtarë të AKP-së, mos aprovimin e Bordit për këtë tender e kanë arsyetuar me çmimin jo të kënaqshëm të ofertuesit.

“Ndërmarrja e re “Kombinati i Lëkurë Këpucëve-Shitorja ka qenë në tender në Valën 58 të Privatizimit në mesin e 23 ndërmarrjeve të reja. Sipas Ligjit është Bordi i Drejtorëve që merr vendime për aprovimin apo jo të privatizimeve me çmimet o ofruara. Në lidhje me këtë ndërmarrje, Bordi ka vendosur për refuzimin e Privatizimit me çmimin e ofruar në tender, prandaj Agjencia, në përputhje me përgjegjësitë ligjore, do ta përfshijë ndërmarrjen në tenderët e ardhshëm”, tha Ylli Kaloshi, zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun në AKP.

Kaloshi, thotë se i gjithë procesi ka qenë transparentë.

“Agjencia ka zhvilluar gjithë procesin tenderues me transparencë duke mundësuar pjesëmarrjen e mediave që nga fillimi i dorëzimit të ofertave deri në hapjen e ofertave dhe publikimin e çmimeve, ndërkaq ka bërë transmetimin e drejtpërdrejt edhe përmes kamerave për qytetarët që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë”, tha ai.

Në këtë tender ka pasur më shumë se tre ofertues. Çmimi më i lartë është ofruar nga ofertuesi me shifrën P98, në shumën 140.774 euro, ofertuesi i dytë më i lartë ka qenë shifra P61 me 133.150 euro, ndërsa shuma 130.000 euro është ofruar nga ofertuesi me shifrën P125.

Indeksonline, ditë më parë ka raportuar se Haxhi Mehmejtaj, nga Zabllaqi i Istogut, ishte kualifikuar për të ofertuar për këtë tender, por ai nuk ka guxuar që të deponojë në AKP dokumentacionin përkatës ngase ishte penguar nga disa persona para dyerve të AKP-së. Edhe pse ofertuesit janë të shënuar me shifër, burime të Indeksonline mësojnë se emri i Haxhi Mehmetaj, si ofertues ka dalë nga zyrtarët e AKP-së, me çka më pas edhe nuk ishte lejuar që të marrë pjesë në këtë ofertë.

Sipas dokumentacionit që posedon Indeksonline, oferta e tij ishte 200 mijë euro, kurse oferta më e madhe ka dalë ofertuesi më shifrën P98, me çmim prej 140 mijë euro.

Me këtë raste është duke u marrë Policia e Kosovës, Indeksonline ka pritura disa ditë, por zyra për informim e Policisë nuk ka dhëne as një informacion.

Nuk është hera e parë që AKP-ja shtyn privatizimin e ndërmarrjes “ ‘Kombinati i Lëkurë Këpucëve – shitorja Nr.7 SH.P.K.”.

Fillimisht, kjo ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 19 tetor 2011, bashkë me 21 ndërmarrje të tjera përmes Valës 52 të privatizimit. E, kjo shtyrje ishte arsyetuar nga AKP-ja se është bërë me qellim të azhurnimit të të dhënave kadastrave. Ndërmarrja e Re Kombinati i Lëkurë Këpucëve – Shitorja Nr.7 SH.P.K. përbëhet nga një dyqan ne sipërfaqe të përafërt 144 m² i përbëre nga kati përdhese dhe kati kryesor (P+1) dhe toka, në të cilën gjendet ai, me sipërfaqe të përafërt 72m². Dyqani ndodhet në “Çarshia e Gjatë” njohur si qendër e frekuentuar komerciale.kohaislame

Artikulli paraprakSerbia s’diskuton për çarmatosjen e MUP-it në veri
Artikulli vijuesBefason shtimi i numrit të azilkërkuesve kosovarë në Zvicër