Serbia s’diskuton për çarmatosjen e MUP-it në veri

Pala serbe po i shmanget diskutimeve me palën kosovare për shpërbërjen e strukturave paralele në veri të vendit. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Tahiri gjatë një bisede të shkurtë për “Zëri”, ka deklaruar po ashtu se zyrtarët shtetërorë të Kosovës, të cilët janë duke i drejtuar negociatat në Bruksel, kanë kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian që kjo çështje të trajtohet të mërkurën.

Tahiri, e cila e drejton delegacionin kosovar gjatë bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel,e ku të martën është diskutuar për çështjen e sigurisë, ka bërë të ditur se deri në mesditë pala serbe nuk e ka dorëzuar listën me emrat e qytetarëve serbë që do të përfitojnë nga amnistia dhe që do të integrohen në Policinë e Kosovës.

Nëse serbët nuk e dorëzojnë këtë listë, atëherë Kosova do të kërkojë ndihmë nga BE-ja.kohaislame

Artikulli paraprakAKI do të përfshihet në procesin e verifikimit të serbëve të veriu
Artikulli vijuesDështon privatizimi i Kombinatit të Lëkurës