Inflamacioni dhe dhimbjet e kyçeve; Ushqime që duhet t’i shmangni dhe ushqimet që ndihmojnë për reduktimin e dhimbjeve
Inflamacioni dhe dhimbja e kyçeve është një problem shumë i zakonshëm, dhe mund t’i ndodhë të gjithëve, pavarësisht nga mosha dhe gjinia. Kjo lloj dhimbje mund të jetë akute ose kronike, dhe mund të jetë e butë apo e rëndë, duke e bërë të vështirë lëvizjen dhe ecjen.
Artriti dhe përdhesi janë dy shkaqet kryesore të dhimbjeve të nyjeve.
Ato mund të rezultojnë gjithashtu nga ngrirja e muskujve, eshtrat e thyera apo të zhvendosura, bursiti, fibromyalgia, leucemia dhe lupus.
Cilido qoftë shkaku, dhimbja e kyçeve mund të menaxhohet me stërvitje dhe ilaçe bimore.
Ushqimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e dhimbjeve.
Ka shumë ushqime anti-inflamatore që mund të ndihmojnë për reduktimin e dhimbjeve, por ka edhe disa ushqime që shkaktojnë dhimbje.
Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve, ju duhet të shmangni disa ushqime që mund të shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje, të tilla si:
– Mishi i kuq i përpunuar; Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq përmbajnë kimikate, të tilla si nitratet dhe purines, që mund të rrisin inflamacionin dhe dhimbjet në trup.
Ushqimet e përpunuara janë të larta në toksina dhe mund të shkaktojnë inflamacion. Ato promovojnë zhvillimin e inflamacionit sistemik dhe progresionin e kancerit.
– Sheqernat e rafinuar dhe artificialë; Sheqeri rrit nivelin e AGE (faktor për zhvillimin ose përkeqësimin e shumë sëmundjeve degjerenative) në trup që shkaktojnë inflamacion. Përveç kësaj, sheqeri shkakton lirimin e agjentëve inflamatore citokine në trup.
Duke qenë i lartë në kalori, konsumi i tepërt i sheqerit gjithashtu çon në shtim në peshë, e cila vë më shumë presion mbi nyjet tuaja dhe shton dhimbjet.
– Produktet e qumështit; Produktet e qumështit mund të kontribuojnë në dhimbjet e nyjeve. Niveli i lartë i kazeinës dhe proteinave në produktet e qumështit, shkakton inflamacion dhe dhimbje.
Sipas një raporti, ky lloj i proteinave mund edhe të irritojë indet rreth nyjeve.
– Vaj i misrit; vaj i misrit është i lartë në acide yndyrore omega-6, që mund të nxisin trupin të prodhojë kimikate pro-inflamatore.
Rritja e futjes së acideve yndyrore omega-6 mund të fuqizojë proceset inflamatore dhe përkeqësojnë shumë sëmundjet inflamatore.
Nuk ka nevojë për të eliminuar plotësisht këto produkte nga dieta tuaj, sepse acidet yndyrore omega-6 janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal.
Ju thjesht duhet ti konsumoni ato me pakicë. Ndërkohë, konsumoni acide yndyrore omega-3 që gjenden në ushqime si vaj ulliri, arra, farat e lirit dhe farat e kungullit.
– Mielli i rafinuar; mielli i rafinuar është agjent pro-inflamator dhe mund të rrisë dhimbjen tuaj të kyçeve. Ky ushqim është i lartë me index glycemic dhe stimulon inflamacion.
Mielli i rafinuar është i lidhur me inflamacionin kronik, sëmundjet autoimune, sëmundjet degjenerative si kanceri, sëmundjet koronare të zemrës dhe diabetin.
Në vend të produkteve të rafinuara të drithërave, si buka e bardhë, makaronat e bardhë dhe orizi i bardhë, konsumoni farat e plota, orizin e zi, bajamet ose miellin e kokosit.
– Vezët; konsumi i rregullt i vezëve mund të çojë në rritjen e ënjtjeve dhe dhimbjeve së bashku. Vezët joorganike përmbajnë acid arachidonic që çon në prodhimin e prostaglandinave (një lloj autacoids lipidi), që shkakton inflamacion në trup.
Për më tepër, vezët përmbajnë yndyrë të ngopur, e cila gjithashtu kontribuon në inflamacione dhe dhimbje.
Nëse ju pëlqejnë vezët për mëngjes, përdorni vetëm të bardhat e vezëve organike.
– Proteinat; proteinat e shumta mund të nxisin inflamacion dhe dhimbje nyjesh për shkak të glutenit dhe kazeinës.
Kazeina eshte një lloj i proteinave që çon në prodhimin e acidit urik në trup, i cili mund të çojë në dhimbje dhe inflamacion, dhe mund të shkaktojë dëme të qëndrueshme në nyje.
Njerëzit të cilët kanë ndjeshmëri të glutenit, mund të vuajnë nga inflamacioni kronik, i cili shkakton dhimbje të gjerë.
Në vend të tyre zgjidhni burime të shëndetshme të proteinave, si fasulet, arrat dhe farat.
– Kripa e rafinuar; kripa e rafinuar, e njohur gjithashtu si kripë tryeze, nuk është e mirë për shëndetin tuaj, sidomos nëse vuani nga dhimbje të kyçeve. Kripa e rafinuar përmban kimikate (ferrocyanide dhe aluminosilicate).
Për më tepër, kripa e rafinuar nuk përmban minerale natyrale, të tilla si silici, dhe fosfori, që trupi juaj ka nevojë për të funksionuar si duhet.
Kufizimi i marrjes së kripës së rafinuar mund të zvogëlojë humbjen e kalciumit nga kockat tuaja, duke reduktuar kështu rrezikun e osteoporozës dhe frakturave.
Ulni marrjen e kripës së rafinuar në minimum, dhe nëse është e mundur, kaloni te kripa e detit.
– Ushqime që përmbajnë glutamate monosodiumi; Monosodium glutamate (MSG) është një shije ushqimi shtues me efekte ruajtëse, i cili më së shpeshti gjendet në ushqimet epaketuara si patatinat, snacks të ngrira, darka të ngrira, të konservuara, ushqime të ngrira kineze, sallata të gatshme, dhe supa.
MSG mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje në trup, duke përfshirë kyçet. Kjo shtesë artificiale është shumë e dëmshme për njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundje inflamatore, si artriti reumatoid.
përpiquni për të ngrënë ushqime të freskëta, të përgatitura në shtëpi.
– Birra; Konsumi i tepërt i birrës, si dhe pije të tjera alkoolike, nuk është i mirë për kyçet tuaja. Në fakt, pirja e tyre rrit rrezik më të lartë të zhvillimit të artritit reumatoid, si dhe përdhesin.
Birra është e lartë në purine që trupi konverton në acidit urik, i cili mund të shkaktojë inflamacion. Gjithashtu, birra është bërë me gluten, kështu që është e mirë për ta shmangur atë, kur vuan nga dhimbja e kyçeve. Për më tepër, toksinat e tjera te birra mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm për trupin tuaj.
Ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjet e kyçeve
Artriti është në dy forma kryesore: osteoartriti dhe artriti reumatoid. Të dy mund të kenë efekte të dhimbshme në mirëqenien mendore dhe fizike të një personi. Osteoartriti është gjendja më e zakonshme, dhe rezultatet afatgjata janë të lidhura me dëmtimin e nyjeve, duke shkaktuar eshtrat të bluhen me njëra-tjetrën. Pothuajse një në dy persona mund të zhvillojë simptomat e osteoartritit në gju.
Ne kemi dalë me një listë të disa ushqimeve super, që mund të ndihmojnë për të zbutur dhimbjet:
– Bananet
– Boronicat
– Peshku Salmon
– Lëng portokalli
– Gjalp Kikiriku
– Perimet me gjethe jeshile
– Fasulet, bizelet, bamjet.
– Ananasi