Kur në një moment kuptojnë që nuk mund të përthekojnë pantallonat e tyre të preferuara, shumë vendosin të fillojnë të bëjnë diçka për vete. Por vendimi duhet edhe të bëhet realitet.
Atëherë imagjinata bën gjithçka, dhe këto janë dhjetë pretekstet më të shpeshta me të cilat e bindim veten që heqja dorë megjithatë është gjë e mirë, transmeton Koha.net.
1. Nuk kam kohë. Nëse keni kohë për të shikuar televizor, për të shkuar në kinema ose për aktivitete të ngjashme, atëherë keni kohë dhe për sport dhe rekreacion. Ushtrimet efektive mund të zgjasin edhe gjysmë ore. Gjithsesi shkruajeni në agjendën tuaj ditore.
2. Nuk kam para. Nëse mundeni të kaloni kohë në bar me miqtë, në fakt mund t’ia lejoni vetes edhe trajnerin personal. Por as kjo nuk është e domosdoshme. Për ecje ose vrapim ju nevojiten atletet dhe tutat, ndërsa edhe biçikleta ndoshta gjendet diku në bodrum.
3. Jam shumë i lodhur. Arsyeja më e madhe që jeni të lodhur është që nuk jeni në formë. Kur të jeni përsëri në formë, do të keni më shumë energji dhe do të flini më mirë.
4. Kam shumë vite. Mbani mend që kurrë nuk jeni të vjetër për të filluar. Në fakt, ngritja e peshave ose trajnimet me përforcime në duar dhe këmbë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për më të moshuarit se 60 vjet sepse treningu mund të parandalojë rëniet dhe lëndimet në vitet në vazhdim.
5. Urrej palestrat. Nëse është kështu ushtroni në vend të hapur ose improvizoni ndonjë palestër personale tuajën.
6. Nuk dëshiroj muskuj. Preteksti më i shpeshtë i femrave të cilat frikësohen nga muskulatura, transmeton Koha.net. Por e vërteta është që shumica e femrave nuk kanë as predispozita për të zhvilluar muskuj, pavarësisht se sa rëndë ushtrojnë sepse organizmi nuk prodhon sasinë e mjaftueshme të testosteronit.
7. Më dhemb shpina. Forcimi i muskujve të shpinës dhe muskujve të poshtëm të barkut në fakt është mënyra më e mirë për t’u parandaluar shtangimi dhe dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës.
8. Jam i trashë. Para se të filloj të ushtroj duhet të vijë në formë, është një nga pretekste më qesharake. Nuk mund të dilni nga lëkura juaj. Prandaj filloni aty ku jeni. Regjistrohuni në fitness dhe filloni me trajnimin e ndonjë shkathtësie të cilën do ta mësoni ngadalë, do të merrni pushim kur të keni nevojë dhe gradualisht do të vini në formë.
9. Nuk kam pajisjet e duhura. Është vështirë t’u rezistohet reklamave të ndryshme, por nuk është nevoja të keni pajisje të përkryera për të bërë trening të mirë. Mjafton të vishni fanellën, shortset dhe atlete e vjetra, dhe nëse aktiviteti ju pëlqen ngadalë mund të filloni të investoni në pajisje. Pak nga pak.
10. Është e mërzitshme. Çelësi është në diversitet. Kombinoni aktivitetet me atë çka pëlqeni të bëni, siç është noti, vallëzimi, ecja, vrapimi, çiklizmi.