Dhjetë shtetet që përmirësojnë mirëqenien e botës sonë

0
191

Një listë e hartuar nga OKB-ja merr në konsideratë shtatë aspekte të ndryshme të ndihmës apo kontributeve konkrete që japin disa vende për botën. Pra thënë më thjeshtë, ky është klasifikimi i shteteve “më bujare”, që kontribuojnë në përmirësimin e planetit tonë

Mirëqenia e botës rregullohet nga kontributet që disa shtete japin vazhdimisht në fusha të ndryshme. Organizata e Kombeve të Bashkuara, siç transmeton Shqip, ka bërë një klasifikim të vendeve që më shumë se të tjerat përmirësojnë jetën e mirëqenien në planetin tonë.

Për të realizuar këtë klasifikim, u morën në konsideratë shtatë nënklasifikime, gjithmonë të hartuara nga OKB-ja, por që bazohen te ndihma apo kontributet që ato u japin vendeve të tjera dhe jo vetes.

Në nënkategori janë marrë në konsideratë: shkenca dhe teknologjia, kultura, paqja dhe siguria ndërkombëtare, rendi botëror, prosperiteti dhe barazia, shëndeti e mirëqenia.

Japonia

Japonia është një nga vendet që ndihmon shumë të tjerët, si në çështjet e shëndetit ashtu edhe të mirëqenies, me shumë punë shkencore, si në fushën e teknologjisë, por edhe në kontributin ndaj klimës dhe planetit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA-ja është një nga shtetet e para që dërgon ndihma humanitare e që bën bamirësi, si në aspektin zhvillimor, ashtu edhe në atë shëndetësor dhe të mirëqenies kur verifikohen katastrofa. Ndërkohë, ndodhet në vendin e nëntë, sepse është shumë mbrapa për sa i përket rendit botëror dhe paqes.

Italia

Mund t’ju duket paksa e çuditshme, por Italia është në një situatë shumë të ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara. Ajo qëndron në nivele të larta në fushën e bamirësisë dhe të ndihmave (të mendosh vetëm emigrantët, për shembull). Ndërkohë, Italia është një ndër vendet, të cilat marrin pjesë intensivisht në diskutimet botërore.

Spanja

Pavarësisht situatës ekonomike, Spanja është vendi absolutisht më aktiv në kuadër të shëndetit dhe të mirëqenies. Jo vetëm se ka shumë industri farmaceutike dhe është e para ndihmëdhënëse në këtë drejtim, por ajo kontribuon edhe në donacionet vullnetare të ilaçeve për OKB-në.

Austria

Në këtë klasifikim gjendet edhe Austria, edhe pse për të dëgjohet të flitet shumë pak. Megjithatë, ky vend prodhon dhe eksporton shumë nëpër botë, veçohet për rend botëror dhe teknologjinë, si dhe shkencat e avancuara.

Gjermania

Ndryshe nga dikur, tashmë Gjermania mban një pozicion të fortë (për mirë) në botë. Gjermanët nuk janë keq për sa i përket kulturës dhe teknologjisë që shpërndajnë nëpër botë.

Britania

Ky vend arrin të mbajë vendin e katërt të këtij klasifikimi, sidomos për sa i përket fushës së shkencës dhe teknologjisë, por edhe shëndetit dhe mirëqenies.

Zelanda e Re

Një nga vendet më të qeta në botë është Zelanda e Re, e cila klasifikohet në një nga pozicionet e para në krahasim me vendet e tjera. Ajo pozicionohet në këtë vend për klimën dhe ndihmën ndaj ambientit.

Zvicra

Zvicra renditet në vendin e dytë për sa i përket prosperitetit dhe barazisë, teknologjisë, shëndetit dhe mirëqenies. Por paqja dhe siguria botërore e bëjnë atë më të evidentueshme në këtë klasifikim: ajo jep ndihmë ekonomike për paqe në botë.

Irlanda

Dhe vendi kryesor mes “vendeve më të mira të botës” është Irlanda. Një e dhënë e papritur për një vend për të cilin nuk flitet shumë, por i cili pozicionohet në vend të parë për prosperitetin dhe barazinë që e karakterizon, e më pas për sa i përket rendit botëror, kulturës, shëndetit dhe mirëqenies.