Gjykata egjiptiane lirojnë ish-kryeministrin Ahmet Shafik dhe dy bijtë e Mubarakut

Udhëheqja puçiste në Egjipt, e cila në njërën anë vazhdon me presione kundër përkrahësve të demokracisë, në anën tjetër është duke i liruar një e nga një liderët e kohës së Husni Mubarakaut.

Ahmet Shefik, Kryeministri i fundit i periudhës së Husni Mubarakut, i cili gjykohej për akuza për korrupsion dhe të dy bijtë e Husni Mubarakut u liruan nga akuzat.

Në Egjipt, ku presidenti i përmbysur, Muhamed Murs dhe disa ndihmës të tij akuzohen për “spiunazh”, gjykatat ku gjykohen ish-liderët e periudhës së Mubarakut ka filluar ti liroj këta të fundit një e nga një.

Gjykata vendosi për lirimin e ish-Kryeministrit të Egjiptit, Ahmet Shefik dhe të dy bijve të Mubarakut nga akuzat për “Korrupsionin financiar” që njohet edhe si “Trojet e pilotëve” dhe “larja e parave”.

Ndërsa një gjykatë tjerët në Egjipt vendosi të gjykoj presidentin e përmbysur Muhamed Mursi dhe bashkëpunëtorët e tij me akuza për “spiunazh” dhe “përkrahje të terrorit”.

Ndërkaq Vëllezërit Myslimanë të cilët protestuan kundër kësaj deklaruan se gjykatat puçiste mundohen të gjykojnë Presidentin Mursi dhe bashkëpunëtorët e tij me gënjeshtra të shpikura.

Akuzat e reja që dalin njëra pas tjetrës cilësohen si përpjekje për të mbyllur presidentin e parë të zgjedhur të Egjiptit në burgim të përjetshëm madje me këto akuza edhe të dënohet me vdekje.

Në anën tjetër udhëhqja puçiste në Egjipt nuk bën presion vetëm mbi Vëllezërit Myslimanë, por mbi të gjithë përkrahësit e demokracisë.

Policia në Kajro bastisi vendin e një organizata jo-qeveritare me pikëpamje anti-puçiste.

Gjatë bastisjes u arrestuan 5 punonjës të kësaj organizate, ndërkaq mësohet se punonjësit më vonë u liruan./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBelgjika lejon bartjen e shamisë edhe në administratë
Artikulli vijuesMali i Zi refuzon kërkesën ruse për një bazë ushtarake në Tivar