Diabeti

Diabet: [greq. diabètes < dià + bema = kalim < dià = nga, përmes dhe baìnò = shkoj].

Sëmundje metabolike që shoqërohet me rritje të përqindjes së sheqerit në gjak. Diabetikët nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinën, hormonin që kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Kjo shkakton probleme serioze me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët. Diabeti mund të japë simptoma si të përzierët dhe të vjella por edhe dhimbje kyçesh.

Diabetikët mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll përmes dietës apo injeksioneve me insulinë, por ky mjekim është larg nga të qenit perfekt.
Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane për kurimin e sëmundjeve si diabeti janë vënë re se ndihmojnë për të kontrolluar lëvizjen e sheqerit në gjak.

Mbipesha trupore apo dhjamosja e trupit është shkaktarja numër një e diabetit. Ata që bëjnë një nivel të ulët ushtrimesh fizike kanë 3-6 herë më shumë gjasa të vuajnë nga diabeti sesa ata që bëjnë ushtrime rregullisht.

Djemtë kapen më shpesh nga diabeti.

Llojet e diabetit

Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet më të zakonshme janë:
Diabetes mellitus tip I (quhej më parë diabet të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvartës) karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës
Diabetes mellitus tip II (quhej më parë diabet të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvartës), qe karakterizohet nga rezistenca (qëndrueshmëria) e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të.

Lloji i tretë i diabetit është Tipi III – Diabeti i barres (gestracional).

 

Komplikimet e diabetit

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së tajitur nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus): hiperglikemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglikemia (niveli i ultë i glukozës).
Në rast se pacienti nuk e ka mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, pasojat mund të jenë të shumta:

  • Probleme me këmbët, gjegjësisht gangrena që shpie edhe deri te amputimi i këmbës,
  • Nefropati, gjegjësisht sëmundje të veshkës,
  • Probleme me shikim gjer në verbim të plotë,
  • Komplikime në sistemin kardiovaskular, duke rritur gjasat për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt, etj.

Testi më i sigurt për përcjelljen e nivelit të glukozës në gjak është testi HbA1c, i cili tregon vlerën mesatare të glukozës në gjak për 3 muajt e fundit. Vijoni kontrollimet e meposhtme:
HbA1c ( 2-3 here/ vite), Mikroalbumin (1 here/vite), yndyra ne gjake (1 here/vite), shtypja e gjakut (1-2 here/vite), pesha ( gjdo vizite ), gjendjen e kembeve( 1 here/ vite), kontrollim te syve ( cdo 2 vite).

 

Diabeti tip I
Prek zakonisht moshat e reja.
Njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun.
Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose…
b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose…
c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
Trajtimi: insulinë.
Ketoacidoza diabetike:
a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymëmarrje e tipit Kussmaul (frymëmarrje të ngadalta e të thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve në gjak dhe në urinë, hiperkalemi, hiperglicemi.
c. Trajtimi i ketoacidozës diabetike: lëngje intravenoze, kalium, dhe insulinë. Insulina jepet për të frenuar ketogjenezën, jo për të trajtuar hipergliceminë. Prandaj, nëse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqëruar me glukozë.

 

 

Diabetes mellitus tip II është sëmundje.
Diabeti tip II
Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familiare me këtë sëmundje.
Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus).
Shkaktohet nga:
a. Mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, ose…
b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe).
Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose…
b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose…
c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
Trajtimi:
a. Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
b. Hipoglicemikët oralë përdoren për trajtimin e diabetit tip II, por jo për diabetin tip I.
c. Insulina përdoret edhe me diabetin tip II nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit me hipoglicemikë oralë.
d. Inhibitorët e ACE-s e frenojnë përparimin e nefropatisë diabetike.
Mbikqyrja:
a. Trajtimi i diabetit është i suksesshëm nëse parandalohen ose vonohen komplikimet.
b. Studimi i quajtur DCCT (Diabetes control and complications trial) tregoi se është e rëndësishme që niveli i hemoglobinës të glikoziluar të mbahet rreth 7-7.5%.
c. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) është treguesi kryesor i kontrollit afatgjatë të glukozës. HbA1c tregon pak a shumë vlerën mesatare të glukozës në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
d. Fruktozamina e serumit tregon vlerën mesatare të glukozës gjatë 2 javëve të fundit.
Ketoacidoza diabetike nuk është e shpeshtë në pacientët me diabet tip II.
Koma hiperosmolare hiperglicemike:
(a) Shkaktohet nga hipovolemia, stresi (infeksionet, trauma).
(b) Glukoza shpesh është mbi 1000 mg/dl, pa acidozë, me konfuzion ose komë, me pamjaftueshmëri akute të veshkave.
(c) Trajtimi = rehidrim, mortaliteti arrin 50%.

 

Tipi i trete – Diabeti i barres (gestracional)

Tipi i trete eshte diabeti i barres (gestracional). Cdo grua shtatzene duhet te beje matjen e sheqerit ne gjak ne javen e 24 deri ne 28 te shtatzenise, per te zbuluar nese ka kete lloj diabeti. Ky diabet mund te zbulohet pas lindjes, por pas disa vjetesh mund te shfaqet diabeti i sheqerit. Dhe tipi i fundit i diabetit shoqerohet me kushte te caktuara ose sindroma, qe ndodhin ne gjendjen e semundjeve te tjera.

 

Cilat jane shenjat e para te kesaj semundjeje dhe a shfaqen ato tek te gjithe pacientet?

Nuk mund te themi se shenjat e kesaj semundjeje jane te njejta tek te gjithe personat; ato jane te shumta dhe nder me kryesoret eshte shtimi i etjes, ku pacienti gjate gjithe dites apo edhe nates
pi shume uje. Po keshtu, kjo perkthehet edhe me nje shtim te sasise se urines. Nje pjese e mire e pacienteve ndiejne dobesi trupore, si dhe gjendje pagjumesie, si dhe preken shpeshhere nga infeksione te shumta. Nga te dhenat rezulton se gjysma e te semureve qe diagnostikohen nuk i kane keto sisteme ose i kane shume te pakta.

Cilet jane personat, te cilet mund te preken nga diabeti, pra ku duhet ta kerkojme kete semundje?

Te paret qe mund te renditim jane personat e shendoshe (bezet). Percaktimi i sakte i peshes behet me ane te indeksit te mases trupore, qe eshte: raporti i peshes me katrorin e gjatesise. Nje tjeter rrezik kane edhe personat, te cilet kane familjare te prekur nga diabeti, pra transmetimi gjenetik. Nenat, te cilat kane lindur femije mbi peshe, mbi 4 kilogram ose qe kane bere aborte te shpeshta spontane. Te predispozuar per t’u prekur jane edhe personat me hipertension, si dhe ata qe kane yndyrat e larta ne gjak. Nje tjeter grup personash do te vecoja edhe ata qe bejne nje jete pa aktivitet fizik, si dhe ata qe perdorin barna, qe rrisin nivelin e sheqerit ne gjak.

Nderlikimet frikesuese te diabetit, te cilat jane te ndryshme per shume paciente, kane qene me te frikshme se vete semundja. Evidencat e tanishme tregojne se shume nga keto probleme mund te perjashtoheshin ose te uleshin shume ne frekuence nga nje kontroll i shkelqyer i diabetit. Te gjitha nderlikimet jane te lidhura me anomalite e sheqernave te larta ne gjak.

Cila eshte menyra me e mire per mjekimin e kesaj semundjeje?

Mjekimi i diabetit perben kater shtylla kryesore, te cilat kane nje rendesi baze te merren njera pas tjetres. Ajo qe eshte me e rendesishmja eshte edukimi shendetesor i njerezve me diabet. E dyta eshte aktiviteti fizik, me pas vijne ushqyerja normative, sipas nje diete te percaktuar, dhe me pas marrja e barnave kunder diabetit.

Keto jane edhe keshillat kryesore per nje diabetik, por si duhet te zbatohen ato?

Diabeti eshte nje semundje qe vazhdon per gjithe jeten dhe per kete pacienti duhet te kete njohuri te mira per te kontrolluar sheqerin ne gjak. Po keshtu, nje detyre tjeter e rendesishme eshte aktiviteti fizik dhe me kete lidhet fakti, se ajo duhet te kuptohet si pjese perberese e pandare e metodave te mjekimit. Aktiviteti fizik duhet te jete individual dhe sipas moshes, patologjive, por qe eshte i domosdoshem per te gjithe.

Po per sa i perket dietes, sa rendesi ka ajo tek diabetiket?

Dieta tek diabetiket ka evoluar dhe aktualisht duhet nje ushqim i ekuilibruar dhe i shendetshem dhe te kete te gjithe elementet qe ka nevoje organizmi. Ushqimet ndahen ne tre grupe. Ne fillim jane proteinat bimore, te cilat perfshijne dritherat, patatet dhe proteinat bimore, ku perfshihen mishi, peshku dhe veza. Ne grupin e dyte jane sheqernat, ku futen ato te ngadalta, te perbera nga bimore dhe shtazore dhe sheqernat e shpejta, ku jane qumeshti dhe frutat. Kurse ne grupin e trete jane yndyrat, te cilat jane ne dy grupe ne bimore: vajrat dhe shtazore (gjalpi). E embla si forme e saj, qe deri dje ishte e ndaluar per diabetiket, sot ky koncept ka ndryshuar, sic kane ndryshuar edhe konceptet e dietes.

Po mjekimi si duhet perdorur?

Barnat kunder diabetit jane te shumta dhe nuk ka rendesi fama e mjekut, por rendesi ka mbajtja e glicemise, sa me afer vlerave normale. Rreth 15 deri ne 20 per qind te te semureve mjekohen me insuline dhe kjo vendoset ne bashkepunim me mjekun endokrinolog. Nderkohe, nuk mund te mos permendim qe ne janar te ketij viti u be e mundur qe insulina te merret pa injeksion.

Pse shfaqet diabeti?

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze (ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukoze eshte i shkaktuar nga paaftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi, perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithesisht besohet se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.

Simptomat

  • Gjenet e predispozuara mund te shkaktojne nje diabet
  • Diabeti shfaqet edhe nga nje ushqim jo i ushqyeshem, pa vitamina
  • Edhe mungesa e aktivitetit fizik eshte nje nga shkaktaret
  • Te predispozuar jane edhe ata persona mbi peshe
  • Pacientet kane shume etje
  • Kjo perkthehet edhe me nje shtim te sasise se urines
  • Pacientet ndiejne dobesi trupore, si dhe gjendje pagjumesie
  • Preken shpesh here nga infeksione te shumta.

Keshillat

  • I rendesishem eshte edukimi shendetesor i njerezve me diabet
  • E dyta eshte aktiviteti fizik
  • Ushqyerja normative, sipas nje diete te percaktuar
  • Marrja e barnave kunder diabetit
  • Ruajtja e nivelit te glicemise
  • Marrja e proteinave bimore dhe shtazore
  • Marrje te sheqernave te shpejte dhe te ngadalte
  • Perfitim te yndyrave ne sasi te percaktuar

 

 

Diabeti shkakton verberine

Rreth 85% e personave që vuajnë nga diabeti pësojnë ndryshime, ndërsa që pesëdhjetë persona nga 100.000 të prekur nga diabeti e humbin shikimi.

Personat që vuajnë nga diabeti shpeshherë kanë probleme oftalmologjie. Problemet më të shpeshta janë ato që përcillen me ndryshime dhe rënie në mprehtësinë vizuale, e në rastet më të këqija edhe me humbjen e shikimit.

Verbërimi mund të shfaqet te diabeti i llojit l, pas pesë e më shumë vitesh që nga fillimi i sëmundjes, ndërsa te diabeti i llojit 2, mund të lajmërohet në të gjitha fazat. Kjo ndodh pasi që vlera e sheqerit e ngritur për një kohë të gjatë ndikon në dëmtimin enëve të gjakut. Kur ndryshimet e para shfaqen në retinë të sëmurit nuk vërejnë kurrfarë dhimbjesh, apo probleme. Dobësimi i shikimit përcillet me lexim të vështirë dhe mjegullim në shikim.

Parandalimi fillon me kontrollin metabolik, mbajtjen në normale të nivelit të sheqerit në gjak, kontrollin e shtypjes së gjakut si dhe yndyrës në gjak. Pacientët që vuajnë nga diabeti për pesë vjet e më gjatë duhet shkuar në kontrolle të rregullta oftalmologjie.

Artikulli paraprakDiabeti, simptomat dhe dëmet që shkakton
Artikulli vijuesKolla nga ftohja është e mirë?