Kolla nga ftohja është e mirë?

Kur njeriu është i ftohur dhe nuk ndjehet mirë ka shpesh kollë. Mund të jetë bezdisëse por kolla është një pjesë e mbrojtjes trupore. Duke u kollitur njeriu heq qafe atë që ngacmon rrugët e frymëmarrjes.
Kur ngacmohen cipat jargëzore në bronke, njeriut i shkaktohet kolla e thatë. Pas njëfarë kohe mund të krijohet ndonjëherë më tepër këlbazë në rrugët e frymëmarrjes dhe kolla e thatë mund të kthehet në kollë me këlbazë. Këlbaza e nxjerrur mund të jetë e verdhë apo e gjelbër dhe është zakonisht një pasojë e natyrshme e viruseve të zakonshme që shkaktojnë ftohjen. Kjo nuk do të thotë se kemi marrë një infeksion bakterial.

Kolla mund të vazhdojë edhe pak kohë pas ftohjes pasiqë cipat jargëzore janë akoma të ndjeshme, por në rastet më të shumta largohet pas dy deri katër javësh.

Lëngjet mund ta zbusin kollën

Lëngjet e nxehta apo të ftohta si ujë me mjaltë apo çaj japin një efekt lehtësues në fyt dhe në rrugët e frymëmarrjes kështu që kolla zbutet. Edhe këlbaza hollohet dhe bëhet e lehtë për ta nxjerrë jashtë përmes kollitjes.

Mund të ndjehesh më mirë kur koka rrin pak lartë gjatë gjumit prandaj pse të mos te vendosësh disa jastëkë shtesë në atë anë të shtratit ku do të jetë koka. Gjithashtu mund të duket mirë kur dhoma është pak e freskët. Nëse ke një gotë ujë gati, disa gllënjka ujë mund të lehtësonin kollën nëse kollitesh gjatë natës. Shumë njerëzve që janë ftohur u bllokohen hundët prej qyrreve gjatë natës. Meqënëse në këtë rast njeriu merr frymë përmes gojës dhe i thahen rrugët e frymëmarrjes, atëherë kollitet më tepër. Pika lëngu që përdoret për hapjen e hundëve, të përdora për disa netë, mund të lehtësojnë më të keqen.

Tuhatja ngacmon rrugët e frymëmarrjes dhe e keqëson kollën si dhe e bën atë të zgjasë më tepër. Njeriu duhet më mirë të mos qëndrojë aty ku të tjerët pijnë duhan.

Nëse njeriu ka temperaturë të lartë të trupit në lidhje me të ftohurën, do të ishte mirë të qëndronte në shtëpi derisa temperatura të ketë zbritur.

Nëse njeriu ka kollë me këlbazë atëherë është e rëndësishme që këlbaza të nxirret jashtë me kollë në mënyrë që të çlirohen bronket. Ka ilaçe që zbusin kollën, por këto nuk duhet të përdoren në rastin e kollës me këlbazë pasiqë atëherë njeriu do të kollitej më pak dhe nuk do ta nxirrte jashtë këlbazën. Nga ana tjetër njeriu mund të provojë të përdorë ilaçe që zbusin kollën kur ka kollë të thatë bezdisëse, ilaqe te tilla mund të merren pa recetë, në barnatore.

Mund të lindë nevoja për të kontaktuar shërbimin mjekësor

Është e zakonshme që kolla të zgjasë për një kohë të gjatë, por që njeriu ndjehet mirë në përgjithësi. Nëse ajo nuk është është përmirësuar pas dy deri tre javësh dhe njeriu ndjehet i pafuqishëm dhe i sëmurë atëherë duhet kontaktuar shërbimi mjekësor.

Njeriu duhet të kontaktojë menjëherë shërbimin mjekësor kur përveç se ka kollë e ka edhe të vështirë për të marrë frymë. E njëjta gjë vlen edhe nëse njeriut i dhemb kraharori apo kurrizi kur merr frymë thellë, ose kur ky nis të kollisë jashtë gjak.

Nëse njeriu ka kollë dhe temperaturë të lartë, por temperatura nuk ka zbritur pas katër deri pesë ditësh, edhe në këtë rast duhet kontaktuar shërbimi mjekësor.

Shërbimi mjekësor duhet kontaktuar edhe për rastet kur një fëmijë nën 1 vjeç ka kollë që të mek apo një fëmijë nën 2 vjeç ka kollë bezdisëse. Fëmijëve nën dy vjeç nuk është mirë t’u jepen ilaçe, pa u këshilluar me këshillimoren e fëmijëve.

Artikulli paraprakDiabeti
Artikulli vijuesGra, kujdes nga infeksionet! Çdo e treta nga ju bart një infeksion!