Diagnoza dhe trajtimi i hernisë diskale

Gjatë gjithë jetës, çdo njeri ka pasur dhimbje në mes dhe në këmbë, vetëm se ka ndryshim në shkallën e dhimbjes, të pjesës së trupit dhe dhimbja ka pasur kohëzgjatje të ndryshme. Ndër pacientët me dhimbje në mes dhe në këmbë, një pjesë e madhe preken nga sëmundja e hernies diskale. Por çfarë është kjo sëmundje? Ç’kërcënim i sjell ajo shëndetit të njeriut? Si parandalohet dhe si trajtohet?
 
80% e njerëzve në një fazë të jetës përjetojnë dhimbje në mesin e pasim të trupit. Hernia, shpeh pikërisht dhimbjen e nervit shiatik.
 
Në të vërtetë, hernia diskale është një nga sëmundjet më të zakonshme për njeriun. Rruaza në trajtën normale ka formën e një sfere që në brendësi ka palcën kurrizore.
 
Ajo është një lëndë e butë në trajtën e xhelatinës, Kur njerëzit plakën ndodh tharja e palcës dhe rruazat dalin vendit.
 
Për ta shpjeguar më qartë, përfytyroni gomën e një makine, ku presioni i ajrit e lejon gomën të rrotullohet. Në rastin kur ajri del jashtë goma do të shfryhet.
 
Në rastin kur palca del jashtë dhe rruazat dalin nga vendi, ato prekin nervin shiatik që shkakton edhe dhimbje në mes, këmbë dhe mpirja. Ashtu si reumatizmi është një nga format e plakjes së njeriut.
 
Ajo është një formë degjenerimi, por që mund të rikuperohet me stërvitje intensive ose vendosjen e peshave të rënda.
 
Edhe pse hernia diskale lidhet me rritjen e aktivitetit të belit dhe faktorë të moshës, faktori kryesor nuk kufizohet nga plakja ose ngarkesat. Sepse në praktikën klinike, shumica e pacientëve me hernie diskale në mes nuk kanë pësuar ndonjë lëndim të rëndësishëm. Shumë pacientë janë punonjës mendor dhe të rinj. Por cilat janë shkaqet që shkaktojnë hernien diskale në mes dhe cila është arsyeja kryesore që sëmundja shfaqet tek pacientët me moshë të re?
 
“Shfaqja e hernies tek pacientët me moshë të re, lidhet ngushtë me mënyrën e jetesës dhe punës. Lidhet ndryshimet e mëdha që ka pësuar jetesa jonë. Në të kaluarën mundësitë për të pasur një qëndrim të keq gjatë orëve të punës ishin të pakta, por pas daljes së kompjuterit gjendja ndryshoi. Shumë të rinj ulen në kompjuter dhe qëndrojnë përpara tij me orë të tëra, dhjetë orë rresht për shembull. Në këtë rast, kurrizi dhe mesi marrin një ngarkesë të madhe për një kohë të gjatë, ndaj shfaqen edhe probleme të ndryshme.
 
Në të kaluarën, ne të gjithë ecnim gjatë me këmbë ose me biçiklete, kurse tani, shumica udhëtojmë me makinë. Kjo është një nga arsyet që shkakton hernien diskale.”
 
Në shoqërinë moderne, stili i jetës së njerëzve ka pësuar ndryshime të mëdha: qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjutert, ecja me makinë, pra njerëzit gjithnjë e më shumë qëndrojnë të ulur. Në të njëjtën kohë ritmi i jetës dhe veprimtari e tyre është përshpejtuar shumë. Të gjitha këto bënë që njerëzit të kryejnë gjithnjë e më pak lëvizje fizike. Kështu tek njerëzit shkaktohen tendosje muskujsh dhe shfaqen dhimbje mesi të parakohshme, çka janë shenja të “plakjes.” Këta faktorë të çojnë padyshim tek hernia. Tek të rinjtë gjithashtu ndikon edhe tendosja kronike e mesit dhe mungesa e forcës së muskujve rreth shpinës, për të ndihmuar shfaqjen e hernias diskale.
 
 
Por gjithashtu ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në hernien diskale? Para së gjithash, personat me hernie diskale kane dhimbje mesi si pasojë e lëvizjes së rruazave të shtyllës kurrizore. Personat të cilët merren me punë të renda, si ata që punojnë në miniera apo në ndërtim, janë më shumë të predispozuar të preken nga kjo sindromë. Nëse ata që punojnë për një kohë të gjatë në këto vende pune, ku ngritja e peshave të renda është shumë e shpeshtë, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një këputje të diskut intervertebral
 
Gjithashtu, gjatë drejtimit për një kohë të gjatë të makinës apo mjeteve të tjera të transportit, presioni mbi shtyllën kurrizore është i madh, gjë që shkakton edhe hernien diskale. Në të njëjtën kohë edhe të ushqyerit mund të përshpejtojë sëmundjen e hernies diskale.
 
Për shkak se hernia diskale është një sëmundje e zakonshme, shumë njerëz me moshë nga 20-50 vjeç mendojnë se janë të fortë fizikisht dhe nuk i përfillin simptomat, duke marrë masa parandaluese. Kështu ndodh shpesh që sëmundja të zbulohet me vonesë ose kur pacienti i nënshtrohet një kontrolli me skaner. Shërimi në këtë rast do të jetë i vështirë.
 

Por a ka ndonjë shenje paralajmëruese?

“Kur ndiejmë dhimbje në mes ose në shtyllën kurrizore, kjo gjë duhet të na shtyjë të mendojmë për ndonjë problem të mundshëm? Sidomos kur vihen re simptoma në këmbë, në kurrizin e kofshëve dhe në pjesën e poshtme të këmbës. Këto simptoma mund të jenë dhimbje ose mpirje, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi këto simptoma tregojnë për sëmurjen e organeve nervore.”
 
Siç tha doktori, dhimbjet në mes, konsiderohen si simptoma të hershme të hernias fiskale. Në raste të tilla mundësia e shfaqjes së sëmundjes është 91%. Shpesh në raste të tilla njerëzit nuk tregohen të kujdesshëm dhe i neglizhojnë simptomat.
 
Gjithashtu dhimbja në nervin shiatik është një simptomë tipike e hernias diskale që ndodh pothuajse në rreth 97% të pacientëve. Shumë pacientë dhe madje disa mjekët më pak përvojë, besojnë se dhimbjet në këmbë ndoshta lidhen vetë me probleme të këmbës dhe vonojnë diagnozën e duhur. Përveç kësaj, shumë pacientë gjatë teshtitjes ose kollitjes, ndiejnë dhimbje dhe shtojnë presionin mbi bark. Kjo është gjithashtu një simptomë e hernies diskale.
 
Sipas gradës së hernies mund të vihen re edhe humbje të energjive apo mpirje të ekstremiteteve të poshtme. Në rastet ku palca e kurrizit është ndikuar rëndë pacienti mund të vuajë edhe nga mos parandalimi i urinimit dhe jashtëqitjes. Gjatë qëndrimit në këmbë për kohë të gjatë, kollitjes apo ngritjes së ndonjë peshe të rëndë dhimbja shtohet.
 

Por si mund ta parandalojmë hernien diskale?

Në fillim njerëzit duhet të kujdesen të mbajnë një pozicion të përshtatshëm duke e mbajtur kurrizin të drejtuar. Gjithashtu duhen zhvilluar ushtrime dhe lëvizje fizike të kurrizit dhe mesit për t’i ç’lodhur muskujt.
 
Gjatë ushtrimeve, nuk duhet të përkulni shumë mesin dhe tu jepni më shumë forcë këmbëve.
 
Të moshuarit të kenë parasysh:
 
“Të moshuarit duhet reduktojnë kohën e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë. Ndërkohë pasi të shtojnë lëvizjet, të moshuarit duhet të kontrollojmë shpesh peshën trupore. Kontrolli si duhet i peshës së trupit është gjithashtu një mbrojtje për kurrizin.”
 
Pacientët e hernias diskale, përveç trajtimit të rregullt, duhet t’i kushtojnë vëmendje kujdesit të përditshëm ditor. Për shembull, ne të gjithë e dimë se duke fjetur në një dyshek të fortë mund të pakësojmë presionin mbi shtyllën kurrizore. Duhet të kemi kujdes gjithashtu nga rrymat e ajrit dhe të mos ftohemi.
 
Gjatë ditës, duhen mbajtur rripa të veçantë për të mbështjellë mesin si edhe duhet shmangur ngritja e peshave të rënda. Edhe ushqimet, duhet të zgjidhen me përmbajtje të lartë kalciumi, si qumështi apo nënprodukte tij. Gjithashtu kalcium përmbajnë karkalecat dhe algat e
detit, susami dhe produktet e sojës.
 
 
 
Artikulli paraprakKonjufca: Skandaloz, reagimi i Qeverisë për Kumanovën
Artikulli vijuesUle shtypjen e gjakut me ushqime