Digjen dy vetura të Qeverisë

1 Min Read

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se mbrëmë, rreth orës 23 janë djegur në Prishtinë dy vetura të Qeverisë së Kosovës.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi djegien e veturave qeveritare.

Ajo bëri të ditur se njëra veturë e Qeverisë është djegur në lagjen Bregu i Diellit, ndërsa tjetra në Dardani.

Ahmeti nuk ka bërë të ditur detaje tjera, pasi sipas saj, hetimet janë duke u zhvilluar.kohaislame

Share This Article