Jep dorëheqje në shtator!?

Presidentja Atifete Jahjaga do të largohet menjëherë pas fuqizimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat parashikojnë zgjedhjen e të parit të vendit drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, ka thënë burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”, në Ekzekutivin e vendit.
Theksohet se Jahjagës do t’i ofrohej një post ministror si “kompensim” për lëshimin e postit presidencial.

Por analisti Shkelzen Maliqi mendon se nuk mund të parashikohet nëse do të ndodhë diçka e tillë.

Megjithatë, sipas tij, ka mundësi që të ndodhë për shkak se presidentja nuk mund të jetë në gjendje të përballojë presionin e madh nga të gjitha anët për t’u larguar dhe për ta respektuar marrëveshjen ndërmjet liderëve dhe Rezolutën e Kuvendit.

Ndërsa, analisti tjetër politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja është vendosur nga ambasada amerikane, prandaj ajo mund të hiqet vetëm atëherë kur amerikanët binden se duhet hequr.kohaislame

Artikulli paraprakBota përgatitet për një krizë të re ushqimesh
Artikulli vijuesSamsung përgatit modelin Gogh