Presidenti i Zimbabveve, Robert Mugabe festoi 92-vjetorin e lindjes me një festë luksoze, ndërkohë që shumë njerëz në vendin e tij nuk kanë ushqime, raporton BBC.
Festimet për ditëlindjen kapën shifrën e 800 mijë dollarëve.
Opozita tha se festimet janë të turpshme.
Mugabe e ka dominuar politikën e vendit të tij që kur Zimbabve mori pavarësinë nga Britania në vitin 1980.
Eventi u transmetua live në TV.
Fëmijët e shkollave lexonin poezi për presidentin, ndërkohë që festimet u mbajtën në një rajon të goditur rëndë nga thatësira.
Lideri i moshuar, i shoqëruar nga bashkëshortja Grace, lëshoi 92 tollumbace për të nisur festimet.
Dhjetëra njerëz ishin të pranishëm.
Në fjalimin e mbajtur, Mugabe sulmoi donatorët perëndimorë.
Ai tha se nuk pranon ndihma të kalbura në këmbim të pranimit të martesave mes të njëjtit seks.
Opozita tha se në vend të festimeve, Mugabe duhej të kishte dërguar misër në këtë zonë ku njerëzit po vdesin për bukë.
Programi Ushqimor i OKB thotë se prodhimi bujqësor është përgjysmuar këtë vit për shkak të thatësirave.
3 milionë njerëz nuk e kanë ushqimin të sigurt dhe qeveria ka kërkuar 1.6 miliardë dollarë ndihma.
Megjithatë, një lider i ri i partisë në pushtet tha se paratë nuk janë problem për festimet.
“Nuk mund të ketë një çmim për kontributin e dhënë nga presidenti Mugabe në histori dhe për zhvillimin e këtij vendi. Të gjitha këto vlejnë më shumë se paratë,” tha Pupurai Togerapi.
Mugabe është në pushtet prej tre dekadash.