DIKUSH QANË NË SKAJ TË DHOMËS, DERI SA TJETRI PËRJETON DITËN MË TË LUMTUR NË JETË
Tani, në këtë çast dikush vdes, ndërsa në të njëjtën kohë dikush tjetër lind.
Dikush qanë në skaj të dhomës, deri sa tjetri përjeton ditën më të lumtur në jetë.
Dikush është dashuruar, tjetri e ka të thyer zemrën.
Dikush asnjëherë në jetë nuk është qeshur më zëshëm se në këtë çast, ndërsa tjetrin e ka kapluar dhimbja saqë ndjenë dhimbje të mëdha.
Dikush ka marrë rezultatet e ekzaminimeve mjekësore ku qëndron se është shëruar, ndërsa tjetri ka zbuluar që vuan nga kanceri.
Dikujt i ka lindur motër, tjetrit i ka vdekur fëmija.
Dikush flenë qetë, deri sa tjetri nuk e dinë si të sqaroj shkakun përse nuk i ka mbyll fare sytë.
Asgjë nga këto nuk është as patetike as i lumtur.
Kjo është jeta.
Dhe më së miri është që të jesh i përgatitur për paparashikueshmërinë e saj.
Falënderimi i takon Allahut për çdo gjendje.
Autore: Emina Basara
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)