Fëmijët lëmoshëtarë keqpërdoren nga trafikantët dhe familjarët

Dimri dhe të ftohtit nuk po i pengon fëmijët që të kërkojnë lëmoshë në rrugët e Prishtinës, me arsyetimin se “mungesa e kushteve elementare për jetë, po i detyron ata të zhvillojnë këtë veprimtari”.

Ndërsa, përfaqësues të organizatave për parandalimin e kësaj dukurie, shpjegojnë se fëmijët lëmoshëtarë po keqpërdoren jo vetëm nga trafikantët, por edhe familjarët.
Fëmijët që kërkojnë lëmoshë, mund t’i hasim pothuajse kudo ne rrugët e Prishtinës. Artur Marku, nga organizata “Terr dez hoome” thotë se përkundër rënien së numrit të fëmijëve që kërkojnë lëmoshë, situata mbetet ende shqetësuese.

“Një fëmijë që çdo ditë e ushtron këtë veprimtari, shpjegon edhe arsyet se pse e bënë këtë. ‘Po lypi pare’ Pse? ‘’Për bukë’”, tha ai “Radio Kosovën”.

Dukuria e lëmoshës në rrugë, është e njohur edhe për zyrtarë të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

“Është shumë shqetësuese”, deklaron Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit të Punës.

Marku thotë se qëllimi i organizatës që ai drejton, është parandalimi dhe evidentimi i kësaj dukurie, veçanërisht nga fëmijët sepse, sipas tij, ata po keqpërdoren, jo vetëm nga trafikantët, por edhe nga prindërit e tyre.

“Lypësia është një aktivitet ilegal. Sipas vlerësimit të organizatës sonë, aktualisht llogariten rreth 60 fëmijë të cilët shfrytëzohen për lypsëri në rrugët e qyteteve të Kosovës”, thekson ai.

Gaxhiqi shton se janë duke punuar strategjinë rreth hulumtimit të faktorëve që e shkaktojnë këtë dukuri si dhe parandalimit të saj. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakBERLUSKONI PLANIFIKON T’I RIKTHEHET SKENËS POLITIKE
Artikulli vijuesPacolli: Dominica njeh Republikën e Kosovës