Dino Asanaj u vetëvra, dyshohet se u shantazhua

(E plotësuar) Dino Asanaj është vetëvrarë. Ky është konstatimi i autopsisë, i kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Burimet i kanë thënë “Kohës Ditore” se në trupin e të ndjerit ka pasur një therje fatale me thikë në zemër dhe në mushkëri, ndërsa në pjesën e fytit ka pasur disa prerje të lehta.
Një ekspert, që ka marrë pjesë në autopsi, ka thënë se rezultati është ky dhe i saktë dhe se përvojat tregojnë se ka raste kur njeriu ka therur veten deri në dymbëdhjetë herë.
Në autopsi merret vesh se kanë marrë pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Pritet brenda pak orësh konfirmimi zyrtar i kësaj gjetjeje.
Po ashtu ka dyshime se arsye që çoi në vetëvrasje kryetarin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, janë shantazhet që kishin të bënin me punën e tij.

Hetohet vrasja apo vetëvrasja e Dino Asanajt

Prishtinë, 15 qershor – 08:20 – Një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës së Dino Asanajt që flet për mundësinë e vetëvrasjes – apo edhe të inskenimit të vetëvrasjes. Letra ka orientuar organet e rendit që të kryejnë hetime edhe për vrasje, edhe për vetëvrasje. Letra me tre rreshta që duket se është e nënshkruar nga vetë Asanaj është gjetur në zyrën private të tij në Fshatin Ndërkombëtar në Hajvali. Në këtë letër, përmbajtjen e së cilës e ka mësuar “Koha Ditore”, përmenden akuzat e biznesmenit Remzi Ejupi, të bëra javë më parë në gazetën “Zëri”, si dhe akuzat e shpeztarit nga Lipjani, Abdurrahman Konjufca.

“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, shkruan në këtë letër, ka thënë një burim brenda hetuesisë.

Akuzat publike patën nisur pas marrjes së hotelit “Grand” në menaxhim të AKP-së si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve për investime që kishin aksionarët Zylqif Berisha, Remzi Ejupi e Behgjet Pacolli.koha/kohaislame

Artikulli paraprakVetëvendosje fajëson kreun e Prishtinës për mungesën e ujit
Artikulli vijuesTentojnë t'ia ulin zërin ezanit nëpër xhamiat e Prizrenit