Disa arsye që të çkyqeni nga facebook më 2014

“Facebook është aq i bezdisshëm”. Sa herë e keni dëgjuar këtë fjali gjatë vitit të kaluar. Sigurisht shumë herë, sepse shumë e më shumë njerëz thonë se janë lodhur nga platformat e mediave sociale, veçanërisht të rinjtë.

Kompania në muajin tetor të vitit të kaluar kishte treguar se të rinjtë gjatë vitit e kishin rralluar qëndrimin e tyre në Facebook në baza ditore.

Dhe ja disa arsye që do të ju bindin të hiqni dorë nga llogaria juaj në Facebbok në vitin 2014.

1. Më askush nuk do që të lexoj se çfarë bëni ju

Mendoni rreth kësaj: Çfarë tingëllon më tërheqëse? Të lexuarit e një statusi të tillë si: ‘’T’u u kënaq me ….”, ose një fotografi me atë person. Fotografi sigurisht se është më tërheqëse. Kështu që, rrjete sociale si Instagram, janë bërë shumë më të ‘ndjekur”.

Kur “Time” kishte intervistuar adoleshentët rreth përdorimit të rrjeteve të tyre sociale në marsin e vitit të kaluar një 16 vjeçar, kishte thënë se tinejxherët, duan të bëjnë gjëra më specifike, se sa të qëndrojnë në Facebook.

“Twitter i gjithi me statuse, Instagrami i gjithi me fotografi. Njerëzit pëlqejnë të bëjnë gjëra më specifike në vend të qëndrimit në Facebook”, kishte thënë Hamp Briley.

2. Facebook u pamundëson privatësinë

Për shumë arsye mendoni për ish-ët ose punëdhënësit potencialë), shumë njerëz nuk duan që emrat e tyre të gjinden kur kërkohen në pjesën e Facebook, për kërkim. Megjithatë, shumë përdorues këtë vit u gjenden në probleme për shkak të ndryshimit të rregullimit të privatësisë.

E para sepse, Facebook e largoj mundësinë për të mbajtur të fshehtë emrin tuaj kur njerëzit u kërkojnë juve. Sot, e vetmja mundësi për të qenë të bindur se njerëzit nuk mund të ju gjejnë ju është t’u bllokosh profilet e tyre. Ose mund të ndryshoni emrin, në mënyrë që kur njerëzit ju kërkojnë me emrin tuaj të vërtetë, të mos ju gjejnë. Ose, natyrisht, të mbyllni llogarinë tuaj.

3. Prindërit tuaj (ose edhe gjyshërit) tani mund të dinë çdo lëvizje tuajën

Viti 2013 ishte viti kur shumica e nënave, baballarëve, gjyshërve dhe tezeve dhe dajave u inkuadruan në Facebook. Kjo nënkupton se secilën herë kur ju publikoni diçka ajo do të shihet menjëherë nga të gjithë. Nga kjo dhe komentet e ndryshme të miqve, ose anasjelltas, jo “rrallë” ju do të bini në pozita të pakëndshme.

4. Publikohen fotografi që ju nuk do t’i publikonit kurrë

Çka është me keq se të mos kesh asnjë “like” në ndonjë fotografi që ju publikoni. E hapni Facebook dhe e shihni se një fotografi e tmerrshme e juaja, nga e cila ju turpëroheni e postuar nga miqtë apo të afërmit tuaj ka marrë më shumë se 50 “like”, përkrah shumë komenteve tjera qesharake.

 

Artikulli paraprakRoberts: Ndryshojini kufijtë, le të bashkohet Kosova dhe Shqipëria
Artikulli vijuesLirimi i të burgosurve afganë i pengon ShBA-të