Ngjarjet e fundit në Turqi, ishin dhe një test për cilësinë e raportimit të mediave, që më shumë se në aspekte teknike, endet mes të vërtetës dhe mashtrimit, që përbën dhe thelbin e çdo raportimi.
Më poshtë mund të gjeni një listë të raportimeve më të papërgjegjshme që u konstatuan gjatë orëve të tentativës për grusht shtetit, që me keqardhje u regjistruan dhe nga shumë media me emër në arenën e informimit botëror.
The Independent punoi shumë që të jenë sa më e njëanshëm kundër presidentit turk Erdogan. Në rastin e mëposhtëm, p.sh ata kanë vënë thonjëzat te fjala “tradhti”, për arsye se me sa duket ky grusht shtet ushtarak vdekjeprurës kundër një qeverie civile sipas tyre lë hapësirë për dyshim nëse është një krim kundër shtetit.
The Telegraph legjitimoi fraksionin e ushtrisë dhe veprimet e tyre duke i emërtuar si “kujdestarët e kushtetutës laike të Turqisë”. Në vend që t’i paraqesë ata si tradhtarë të uniformës dhe vendit të tyre, qëllimet e tyre fisnike i janë përshkruar vetëm njërës anë.
The New York Times vendosi që momentet e para dhe më konfuze të grusht-shtetit, at shfrytëzonte si koha të përshtatshme për jua përkujtuar të gjithëve Erdoganin si një udhëheqës unik autoritarist. Ndërsa qeveria legjitime turke, është pikturuar jo aq legjitime duke u përpjekur për ta zbutur goditjen e grusht-shtetit.
The Times of Malta vendosi që të shkojë edhe më tej, duke dërguar përmes tëitterit mesazhe që citonin burime anonime të BE-së, që kinse, grusht-shteti me shumë gjasa do të ketë sukses. Natyra e paverifikuar e komentit dhe mungesa e dukshme e integritetit gazetaresk e publikimit të lajmit në një kohë aq të ndjeshme, përbën një tradhti ndaj përgjegjësisë gazetareske.
Sputnik News nga Rusia kurrë nuk do të jetë i paanshëm, por ama nuk pritej të shkonte deri aty sa njerëzit të cilët po rrezikonin jetën e tyre përmes daljes në demonstrata kundër grusht-shtetit, ti paraqiste si njerëz të cilët po festojnë. Dhe me këtë lloj publikimi, ata natyrshëm kanë mbajtur qëndrimin e tyre “pro” grusht-shtetit dhe kundër demokracisë.
The Daily Beast publikoi një mesazh krejtësisht të pabazuar dhe të pavërtetë, duke deklaruar se Erdogan ka kërkuar azil në, jo një por dy shtete evropiane. Në fakt, ndërkohë që po dërgonin këtë mesazh përmes tëitterit, Erdogan po ulej në Stamboll pavarësisht se po thuhej se bombat po shpërthenin atje. Dhe siç dijnë ata dhe gjithë gazetarët e tjerë, në qoftë se Erdogan do të largohej nga vendi, atëherë forcat besnike ndaj tij do të dorëzoheshin duke menduar se çdo gjë ishte e humbur. Megjithëse e dinin sa ishte çmimi i lartë, ata vazhdonin të botonin këtë gënjeshtër flagrante, dhe akoma nuk kanë mirësjellje që të kërkojnë falje për apo për të hetuar ata të cilët i kanë ushqyer ata me këto dezinformata dhe përse.
FOX News bëri atë që di të bëjë më së miri. Kur musafirit në studio i prezantohej dilema e zgjdhjes në mes të një qeverie legjitime të cilën ata nuk e pëlqejnë dhe një grusht-shteti brutal ushtarak që do të çojë në destabilizim dhe tirani, ai do të zgjidhte këtë të fundit.
The Independent (përsëri) shkoi edhe një hap më tutje. Ata vendosën një artikull në të cilën diskutohen teori konspirative, sipas të cilave e tëra kjo ishte një shaka e përpunuar nga ana e qeverisë, mu ashtu sikur nazistët kishin vepruar më parë.
Së fundi, tani që grusht-shtet dështoi, shumë komentatorë dhe publikues u kthyen prapa në kohën kur ankoheshin për Erdoganin si një lider shumë autoritar dhe i pamëshirshëm.
Dhe në fund të fundit, siç thotë Malcolm X:
Mediat janë entiteti më i fuqishëm në tokë. Ata kanë fuqinë për të bërë fajtorin të pafajshëm, dhe për ta bërë të pafajshmin fajtor. Dhe kjo quhet fuqi. Për shkak se ata kontrollojnë mendjet e masës.
Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/