I shkel tek zebrat

Një veturë e tipit “Wolfzwagen” ka shkelur dy persona të gjinisë femër, mbrëmjen e vonë e së dielës në rrugën prapa teatrit kombëtar.

Ngjarja a ndodhur rreth orës 23 ku vetura nuk kishte mundur të kontrollonte shpejtësinë dhe si pasojë, kishte goditur dy femrat rreth të 20-ve thanë dëshmitarët e rastit për “Indeksonline”.
“Ishin duke kaluar tek zebrat” tha një dëshmitar i rastit, i cili shtoi se të goditurat ishin rrokullisur mbi pjesën e përparme të veturës.
Edhe pse duken shenjat e goditjes në xhaminë e përparmë, ato janë jashtë rrezikut për jetën./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKosova anëtare e Shoqatës së Matematikanëve Evropianë
Artikulli vijuesGrabitje si në filma e argjendarisë në Fier (video)