Diyaneti i Turqisë ka suspenduar 492 zyrtar për shkak të lidhjes me organizatën e Fethullah Gylenit, shkruan Islambosna.
Në deklaratën e lëshuar sot nga Diyaneti, mes të suspenduarve janë edhe tre mufti të zonave të mëdha, një drejtorë i qendrës, 21 mufti të qyteteve të vogla, një atashe për çështje fetare, 187 imam dhe 40 muezinë.
Në deklaratë thuhet Diyaneti dhe zyrtarët e saj nuk do të udhëheqin namazin e xhenazeve dhe varrimin e atyre që morën pjesë në grushtetin e së premtes.