Blerim Shabanaj (1986), me vendbanim në fshatin Tomoc të komunës së Istogut ka kthyer portofolin që kishte gjetur në rrugën “Fehmi Agani” që është në pronësi të Arbetim Ukaj me shtetësi Kanadeze dhe të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se në brendinë e portofolit, përpos dokumentacionit personal kishte pasur edhe 1920 dollarë dhe 235 euro, transmeton Klan Kosova.
Policia pastaj përmes telefonit kanë ftuar pronarin (Arbetim Ukaj) dhe në prezencën e personit që kishte gjetur dhe sjellur portofolin me dokumentacion dhe para, policia ia kthen të njëjtën pronarit, i cili e ka falënderuar qytetarin dhe Policinë.