Djath dhe domate të pjekura në tavë dheu (bujurdi)

Përbërësit:
Djath,
Domate,
Spec djeges jeshil,
Rigon ,
Vaj ulliri.
 
Përgatitja:
Per te pergatitur kete pijate, sasia eshte ne doren tuaj. Nese pergatisim per 2 person, atehere ja udhezimet. Presim ne feta 150-200 gr djath i bardh dhe i forte. E vendosim ne taven ose tasin e dheut duke e shtruar mire ne fundin e taves ose tasit. Presim 1 domate mesatare ne feta dhe e vendosim siper djathit. Psesi pak spec djeges imet ( sasia esht ne doren tuaj, varet sa pikante e deshironi ). E hedhim dhe kete ne tave dhe pastaj sperkasim me pak rigon dhe vaj ulliri. E fusim taven ne furre ne 200*C per 10-12 min deri sa te shkrihet djathi. Para se ta heqim nga furra e perziejme me luge ne menyre qe te bashkohet domatia me djathin ose jo, si te deshironi. Kjo eshte nje recete qe shkoj shume me shalqi ( bostan ).
Ju befte mire!
 
Artikulli paraprakSpeca çara me karota turshi
Artikulli vijuesSupë orizi me vezë e limon