Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për gjithsej 715 shtetas të huaj, për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas nënshtetësisë më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit 318, Sirisë 304, dhe Irakut 93. Në periudhën prej 24 orëve deri tek Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Në periudhën prej 1 janari deri më 9 janar janë dhënë vërtetime për gjithsej 17.882 shtetas të huaj.
Sipas shtetësisë më në numër janë shtetasit e Sirisë – 7.584, Afganistanit – 6.566 dhe Irakut 3.732. Nga fillimi i vitit deri deri më 9 janar deri te Sektori për azil janë dorëzuar tre kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për katër persona mitur nga Afganistani.