DnV del kundër vendimit të PZAP-it: S’kishte bazë për rinumërim të votave!

Demokracia në Veprim ka dalë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e tërësishëm të votave në Prishtinë dhe në Prizren.

Në një njoftim të lëshuar për media nga DnV thuhet se PZAP pa bazë të mjaftueshme e ka marrë këtë vendim, që mund të dëmtojë integritetin e zgjedhjeve.

Të gjithë akterët u cilësua si ndër proceset më të mira zgjedhore në Kosovë.Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje subjekteve politike të përfshira në këtë proces që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe kontestimit të procesit zgjedhor dhe gjithashtu të mos ushtrojnë presion ndaj institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe zbatimin e vendimeve. Në anën tjetër subjektet politike duke dërguar vëzhguesit e tyre në procesin e rinumërimit do të kontribuojnë që ky proces të ketë transparencë dhe legjitimitet.

Artikulli paraprakEkskluzive:Gani Dreshaj përmbys rezultatin në epërsi
Artikulli vijuesRugova: Rezultati i papranueshëm, Dreshaj ka manipuluar me vota!