Rugova: Rezultati i papranueshëm, Dreshaj ka manipuluar me vota!

Për kandidatin LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Haki Rugova është i papranueshëm rezultati i zgjedhejve të 19 nëntorit.

Rugova, akuzon se kundërkandidati i tij nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, ka angazhuar njerëz për manipulimin e votave me postë të cilat bën përmbysje të rezultatit zgjedhor në këtë komunë në favor të Dreshajt.“Është manipulim i votave tërsisht.

Pyete kundërkandidatin edhe anëtarët e partisë së tij se nga i kanë siguruar votat ata. Me këtë rast do të merren organet e drejtësisë dhe PZAP. Procesi është tërsisht i manipuluar”, ka thënë Rugova për “Gazeta Blic”Ai tutje ka thënë se si të tillë nuk do ta pranojnë asnjëherë këtë rezutlat. “Rezultati është i papranueshëm për mua dhe partinë time dhe asnjëherë nuk do ta pranojmë këtë rezutlat”, ka deklaruar ai.

Nga përfundimi i numërimit të votave me postë për komunën e Istogut, Gani Dreshaj i AAK-së ka marrë 1394 vota, ndërsa Haki Rugova vetëm 60.Sipas këtij rezultati, Dreshaj i ka dalë përpara Rugovës me 363 vota, marrë parasysh se në rezultatet e para Rugova udhëhiqte me 671 vota.

Artikulli paraprakDnV del kundër vendimit të PZAP-it: S’kishte bazë për rinumërim të votave!
Artikulli vijuesArrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu