Do të dobësohesh? Mjaftojnë 30 minuta vrapim në ditë

Edhe pse tashmë jemi zyrtarisht në stinën e dimrit nuk është e thënë që aktivitetet fizike duhet t’i lëmë pas dore. Përkundrazi, një studim i kohëve të fundit thotë se do të na mjaftonte vetëm gjysmë ore vrap apo ecje e thjeshtë për ta mbajtur trupin në formë.

Tridhjetë minuta vrap janë të mjaftueshme për t’u dobësuar. E njëjta kohë është e vlefshme edhe nëse kalohet mbi një biçikletë të fiksuar ushtrimesh, ose edhe duke bërë një ecje të thjeshtë. Studimi nga Universiteti i Kopenhagës dhe i publikuar në “Scandinavian Journal of Public Health”, dëshmon se si një aktivitet fizik i përditshëm prej gjysmë ore do ndikonte në humbjen më shumë të peshës në krahasim me një ushtrim fizik me ritme intensive për një orë.

Kur duhet të vraponi?

Duke përjashtuar orët e drekës, çdo moment i ditës është i përshtatshëm për të bërë vrap. E rëndësishme është të vraponi. Vrapi i mëngjesit është më i këshillueshëm, sepse kemi më pak gjasa të thithim smog. Dalja në darkë ndihmon për të shkarkuar nervat e streset e akumuluara gjatë ditës në punë. Pra këshilla që japin ekspertët është, vraponi kur të keni kohë, edhe pse më i këshillueshëm është vrapi i mëngjesit. “Mund të vraponi sapo të ngriheni nga shtrati pa larë dhëmbët dhe fytyrën. Dushi që herët në mëngjes të ndihmon të përballosh me kthjelltësi pjesën tjetër të ditës. Vrapimi me stomak bosh ndihmon organizmin t’i djegë më lehtë yndyrat. Vrapi duhet shndërruar në një tendencë. Është e rëndësishme të mos lihet pas dore. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por shtojini gradualisht minutat e vrapit. Duke u mësuar me këtë ritëm, të jeni të bindur se nuk do ta ndieni lodhjen. Si fillim thjesht duhet të provoni duke i alternuar minutat e vrapimit me ato të ecjes së shpejtë. Mund të vraponi 3 herë në javë nga 30 minuta”, thotë një atlet./zhurnal/kohaislame

 

Artikulli paraprakRritet numri i palestinezëve të burgosur nga Izraeli
Artikulli vijuesPyetje për ateistët