Të drejtat individuale të pacientit

Farmacisti si stacion i fundit i kontrollit shëndetësor, në mbrojtjen e shëndetit primar luan rol të rëndësishëm…

Rregulloret vendore flasin shumë pak ose nuk flasin fare për detyrimet dhe borxhin që ka farmacisti dhe mjeku për ta informuar pacientin për të drejtat që ai gëzon. Edhe pse informatat për të drejta e tij, pacienti i merr në mënyrë indirekte është shumë e nevojshme që pacienti t’i ketë të emëruara, hollësisht të shënuara, të sistematizuara dhe të kodifikuara.

Të drejtat që do theksohen janë pjesë e atyre të drejtave që pacientet duhet t’i gëzojnë.

Pacientët kanë këto të drejta:

– të drejtën për të qenë të informuar
– të drejtën për të dhënë leje në ndërhyrjet mjekësore
– të drejtën për të paraqitur qëndrimin e tij
– të drejtën e ndikimit në vendosjen e mënyrës së marrjes së terapisë
– të drejtën e plotë të informimit për përparësitë dhe rrezikun e mënyrës së terapisë
– të drejtën e besimit në institucionin shëndetësor të cilit i jep informatat për shëndetin e tij
– të drejtën e privatësisë
– të drejtën e mbrojtjes shëndetësore e cila i përgjigjet atij
– të drejtën për t’i siguruar barëra që janë të garantuara për nga kualiteti dhe efikasiteti
– të drejtën për sigurim në sistemin shëndetësor

Për implementimin e këtyre të drejtave duhet të sillet konventa për të drejtat e pacientëve, njëkohësisht me respektimin e dokumenteve ekzistuese për të drejtat e pacientëve.

Farmacisti si stacion i fundit i kontrollit shëndetësor, në mbrojtjen e shëndetit primar luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e strategjisë së përbashkët me mjekun për implementimin e këtyre të drejtave të pacenueshme që duhet t’i gëzojë pacienti.

Shkruar nga:
Albinot Maloku
Brunilda Noka

Artikulli paraprakHistori e shkurtër e farmacisë tek bota Islame
Artikulli vijuesPlani i Sulmit: një libër që demaskon politikën amerikane