Rritet numri i palestinezëve të burgosur nga Izraeli

0
139

Numri i palestinezëve që gjenden në burgjet izraelite është rritur ndjeshëm, duke shkuar në 5.000, shumica e tyre (84 përqind) janë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, zbuloi një raport të shtunën.

Sipas raportit, i cili është lëshuar nga ish i burgosuri dhe aktivisti për çështje të të burgosurve, Abdul-Naser Ferwaneh, të burgosurit janë të shpërndarë në 17 burgje izraelite.
Ferwaneh, i cili është kryetar në departamentin e statistikave në Ministrinë për Çështje të të Burgosurve, ka thënë se pushtuesi izraelit ka për synim të miturit më të rinj se 18 vjeç.
Ai tha se numri i të miturve në burgjet izraelite tani është 187. Ata janë duke u arrestuar në kushte të rënda që bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.
Ferwaneh tha se në burgje janë edhe 21 femra, duke përfshirë nëna, bashkëshorte, studente./mszh/kohaislame